LAJMI I FUNDIT:

Vodhi një veturë dhe e shiti, arrestohet i dyshuari në Kllokot

Vodhi një veturë dhe e shiti, arrestohet i dyshuari në Kllokot
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se këtë të premte ka arrestuar në Kllokot një person i cili dyshohet se kishte vjedhur një veturë dhe e kishte shitur atë.

Stacioni Policor në Kllokot më 17.01.2022, ka pranuar ankesën nga një person se gjatë natës dikush i ka vjedhur veturën me traga 06, të cilën e kishte të parkuar në garazhin afër shtëpisë së tij.


“Pas një pune të mirë operacionale nga Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Kllokot është ardhur deri të informata se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari shqiptar kosovar B.R. (1983) ka kryer vjedhjen e veturës”, thuhet në njoftimin për media të policisë.

I dyshuari thuhet se është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, i cili e ka pranuar veprën në tërësi.

“I njëjti sot me datën 24.06.2022 është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës i cili ka pranuar veprën në tërësi dhe ka deklaruar se automjetin e vjedhur e ka shitur tek i dyshuari shqiptar kosovar Z.D. (1982)”.

“I njëjti është shoqëruar në stacion policor, është intervistuar po ashtu në prezencë të avokatit mbrojtës për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” i cili po ashtu ka pranuar se ka blerë veturën nga I dyshuari i lartcekur”, thuhet tutje në njoftim.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili urdhëron që i dyshuari i parë të dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i dytë të lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori