Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suharekë, ku një person është arrestuar pas vjedhjes së një minibusi dhe shkaktimit të dëmeve të tjera.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 5 prill rreth orës 01:15. I dyshuari, pasi kishte vjedhur minibusin, ka dëmtuar një automjet të parkuar gjatë lëvizjes së tij.


Pas ndalimit nga policia, gjatë kontrollit të realizuar, i dyshuari është gjetur me një armë zjarri pistoletë Zoraki me kalibër 9 mm, e cila është konfiskuar menjëherë.

Pas intervistimit, prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/