LAJMI I FUNDIT:

Vodhi automjetin dhe shkaktoi aksident të rëndë (Foto/Video)

Vodhi automjetin dhe shkaktoi aksident të rëndë (Foto/Video)

Java e kaluar në gjithë Shtetet e Bashkuara u përshkua me festë për Ditën e Pavarësisë, mirëpo në Los Angeles ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni, pasi një hajn kishte vjedhur një Tesla Model S.

tesla1


Bëhet fjalë për automjet elektrik luksoz, ndërsa hajni duke vozitur në shpejtësi deri në 160km/h ka shkaktuar aksident duke e shkatërruar veturën e vjedhur.

Vetura e shtrenjtë ishte vjedhur pranë objektit të një kuvendi lokal dhe menjëherë ishte thirrur policia.

tesla2

Gjatë ndjekjes, automjeti i policisë e ka humbur kontrollin dhe është përplasur, ndërsa hajni ka vazhduar të ikë dhe pas disa kilometrash ka ndodhur aksidenti, me ç’rast Tesla Model S ka goditur dy automjete dhe një shtyllë duke u ndarë në dysh.

Edhe pse duket e pabesueshme, shoferi është gjallë dhe gjendet në spital, ku e ruan policia, ndërsa në aksident janë lënduar edhe gjashtë persona të tjerë, dy nga të cilët kanë marrë lëndime serioze, kurse një i tretë është në rrezik për jetën. /Telegrafi/