LAJMI I FUNDIT:

Vodhën portofolat dhe celularët e tetë personave në spitalin e Durrësit, arrestohen dy të moshuar

Vodhën portofolat dhe celularët e tetë personave në spitalin e Durrësit, arrestohen dy të moshuar

Policia e Durrësit ka arrestuar dy të moshuar, pasi kanë vjedhur portofolat dhe celularët e 8 shtetasve që ndodheshin në sportelin e Spitalit Rajonal të qytetit. Sipas Policisë, dy të arrestuarit të moshës 64 dhe 65 vjeç, përkatësisht nga Elbasani dhe Kuçova, kanë qenë edhe më parë të dënuar për vjedhje.

Reklama

Sipas policisë, falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar vjedhjen e portofolave dhe sendeve të tyre personale, në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës, është organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sporteli”.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit: N. L., 65 vjeç, banues në Kuçovë dhe N. I., 64 vjeç, banues në Elbasan, të dy të dënuar më parë për vjedhje, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të 8 vjedhjeve të portofolave me shuma parash, dhe të celularëve të shtetasve të ndryshëm të cilët prisnin për të marrë shërbimet, në sportelin e Spitalit Rajonal Durrës, vjedhje këto të ndodhura gjatë këtij viti.

Ndërkohë vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Lajme
Sulmi i terroristëve serbë në veri, Blinken paralajmëroi masa ndaj Serbisë

Sulmi i terroristëve serbë në veri, Blinken paralajmëroi masa ndaj Serbisë

Lajme
Pamje nga vila e Milan Radoiçiqit në veri, Sveçla: Po dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë 'luftëtar lirie' por për një Pablo Escobar të rajonit

Pamje nga vila e Milan Radoiçiqit në veri, Sveçla: Po dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë 'luftëtar lirie' por për një Pablo Escobar të rajonit

Lajme
Gjermania mendon se KFOR-i nuk duhet të marrë kontrollin në veri

Gjermania mendon se KFOR-i nuk duhet të marrë kontrollin në veri

Lajme
Për Asociacionin, sytë te Amerika

Për Asociacionin, sytë te Amerika

Lajme
Rama tha se edhe presidentja Osmani kërkoi që KFOR-i të marr kontrollin në veri, e demantojnë nga Presidenca

Rama tha se edhe presidentja Osmani kërkoi që KFOR-i të marr kontrollin në veri, e demantojnë nga Presidenca

Lajme
Kalo në kategori