LAJMI I FUNDIT:

I vodhën biznesmenit 25 milionë lekë në makinë, arrestohen autorët e dyshuar

I vodhën biznesmenit 25 milionë lekë në makinë, arrestohen autorët e dyshuar

Dy persona janë vënë në pranga nga Strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë si të dyshuarit kryesor për një vjedhje të ndodhur në një qendër tregtare në kryeqytet.

Bëhet fjalë për vjedhjen e një shumë prej 25 milionë lekë të reja, që biznesmenit F. B., i kanë marrë nga automjeti i tij që ndodhej në parkim.


Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë rreth orës 19:00, pranë Qendrës Kristal, në zonën e Komunës së Parisit, persona të paidentifikuar i kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash prej 20 milionë lekësh të reja dhe 50 mijë franga, në automjetin e tij tip “Range Rover”, organizuan punën për zbulimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve

Pas denoncimit dhe hetimit të nisur nga policia, u arrit të zbulohej vendndodhja e autorëve në qytetin e Fierit.

Policia ka vënë në pranga si autorë të dyshuar D. H., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe G. K. 44 vjeç, banues në Tiranë; i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”.

Nga hetimet rezultoi se këta dy persona, kishin ndjekur lëvizjet e shtetasit F. B. dhe në momentin që ky shtetas është futur në qendrën tregtare, ata i kanë vjedhur shumën e parave në bagazhin e automjetit.

Në momentin e kapjes, këtyre shtetasve iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi parash prej 17.5 milion lekësh të reja dhe 50 mijë franga. /Euronews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori