LAJMI I FUNDIT:

Vodhën 30 mijë prezervativë, arsyeja do t’ju shokojë (Video)

Vodhën 30 mijë prezervativë, arsyeja do t’ju shokojë (Video)

Një vjedhje e pazakontë ka ndodhur në Las Vegas gjatë vikendit të kaluar, ku është plaçkitur një depo e një kompanie suedeze që merret me prodhimin e lodrave të seksit.

Sipas dëshmisë së pronarit të depos, hajnat kishin vjedhur kutitë në të cilat gjendeshin hiq më pak se 30 mijë prezervativë, transmeton Telegrafi.


“Këta njerëz vetëm sa kanë sjell humor. Do të ishte më mirë që të më lusnin të arrijmë ndonjë marrëveshje për sponsorizim”, ka shkruar pronari i kompanisë së lodrave të seksit Lelo.

Ai gjithashtu i ka cilësuar hajnat si persona seksualisht të frustruar.

Por sikur kjo të mos mjaftonte një ditë më pas, hajnat e njëjtë kanë vjedhur nga i njëjti persona lodra seksi në vlerë prej 15 mijë dollarë.

“Kushdo që i ka vjedhur prezervativët dhe lodrat e seksit i ka marrë për testime të ndryshme”, ka shtuar për fund pronari i kompanisë Davor Solvo.

Vjedhjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë, kurse Solvo i ka dorëzuar pamjet tek policia në Las Vegas. /Telegrafi/