Ish-politikani dhe tani avokati, Azem Vllasi, ka shprehur kritika ndaj Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti, për këmbënguljen e tyre në hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë.
Vllasi theksoi se ky insistim po shfrytëzohet nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme në Serbi, duke përfshirë protestat kundër minierave të litiumit.
“Për shembull, gjithë kjo zhurmë që po bëhet rreth hapjes së urës dhe këta përfaqësuesit e jashtëm po thonë se mund të ketë trazira; jo është sinjal Beogradit, Vuçiqit që nëse hapet ura kjo të shfrytëzohet si rast për të shkaktuar trazira dhe tensione me të vërtetë dhe për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit të Serbisë nga problemet e mëdha që i ka Vuçiq për brenda, sepse është gati një si një kryengritje gjithëpopullore në Serbi, kundër minierave të litiumit, atëherë çka po na duhet me lidhë me çështjen se a do të kalojnë automjete nëpër urën e Mitrovicës apo ajo.
T’i kthejmë ndërkombëtarët kundër vetit, ta kthejmë vëmendjen e Beogradit kah Kosova dhe të zhvendosim nga problemet që i ka Vuçiq. Aty është puna, se nuk është kontestuese që duhet të hapet, urat shërbejnë për komunikim e jo të ndahen njerëzit”, ka thënë Vllasi.
Ish-politikani pati kritika edhe për ndërkombëtarët.
Sipas Vllasit, deklarimet e ndërkombëtarëve në këtë çështje janë të papranueshme dhe të pakuptueshme, dhe ato vetëm sa i japin Serbisë një shans për të krijuar tensione në Kosovë.
Vllasi ka theksuar se Qeveria e Kosovës duhet të qeverisë vendin sipas ligjit dhe kushtetutës, por gjithashtu duhet të vlerësojë rrethanat dhe momentin e duhur për vendime të tilla – siç është hapja e urës së Ibrit.
“Shumë e çuditshme duket gjithë kjo zhurmë. E sidomos nga partnerët ndërkombëtare, të cilët në një mënyrë bëjnë me dije, madje u japin sinjal serbë se duhet të bëjnë problem lidhur me hapjen e urës. Krejt është e pakuptueshme.
Por duhet thënë se pushteti i Kosovës, Qeveria, para se të gjithash, t’i kthehet çështjeve të veta, në kuptimin që Kosovën ta qeverisë në bazë të ligjit dhe kushtetutës. Në secilën pjesë të territorit dhe në secilin segment. Por disa vendime konkrete duhet, s’po them të koordinohet, po të zgjidhet momenti, të vlerësohen rrethanat”, ka shtuar Vllasi.
Vllasi gjithashtu kritikoi qeverinë për mungesën e koordinimit me KFOR-in dhe aleatët ndërkombëtarë, duke theksuar se insistimi i vazhdueshëm për hapjen e urës mund të sjellë pasoja të rënda për marrëdhëniet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.
“Ura e Mitrovicës është e hapur, nuk e di për çfarë hapje po flasin, e hapur për këmbësor. I ka dy ura të tjera për trafik. Edhe ashtu nëse lejohej trafiku nga na jugore e Mitrovicës drejt veriu si të dalin andej, atje fillon zona e këmbësore e dyqaneve ashtu si të kalon atje edhe ashtu duhet ja në njërën anë. S’di pse po bëjnë tensione, tash nuk duhet kurrfarë tensione, nuk duhet kthyer ndërkombëtarët kundër nesh.
Qeveria këtë çështje ta shtyjë. E pse, shtrohet pyetjet, e sjellën vetën Qeveria dhe kryeministri deri në këtë gjendje. Sepse çka ndodh tash, nëse faktisiht, nuk funksionin, këta të KFOR-it thonë ne s’po lejojnë, se ne jemi këtu mos me leju dhe me pengu çfarëdo trazirash… atëherë çka ka fituar Qeveria, Qeveria me zor kundër KFOR-it nuk mundet me ndërhy. Budallai është me insistu, asgjë nuk bëhet me shty. Atëherë Qeveria duhet të pyetet, pse e ka sjellë në këtë gjendje… pasi insistojmë këtë të huajit shumë, duhet të shtyhet… Është duke i sjellë grushta kokës vetvetes me këmbëngulje rreth kësaj çështje Qeveria jonë dhe kryeministri. Insistimi i Qeverisë ndërkombëtarët i kthen kundër nesh dhe i shtyn favor të Serbisë”, ka theksuar ai.
Vllasi theksoi se kjo çështje nuk duhet të jetë pjesë e dialogut me Serbinë, pasi hapja e një ure brenda territorit të Kosovës është një çështje e brendshme e vendit dhe nuk duhet të varet nga vendimet e një shteti tjetër.
“S’duhet të jetë temë e dialogut, se i bie që me vetë Serbinë a me hapë një urë në një qytet të Kosovës… Këtyre ndërkombëtare duhet t’iu themi tregona një shtet në botë që e pyet një shtet tjetër a me hapë apo me mbyllë një territor të vet”, ka thënë ndër të tjera Vllasi, në një lidhje direkte në RTVD.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476834634_1337178704429895_4011526396496234746_n-e1739225031483-380x233.jpg)
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
![Fetai: Studimet tregojnë se praktikat korruptive mund të rrisin kostot e projekteve deri në 30 për qind](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/arben-fetai-380x233.png)
Fetai: Studimet tregojnë se praktikat korruptive mund të rrisin kostot e projekteve deri në 30 për qind
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-380x233.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe