LAJMI I FUNDIT:

Vlerësimet negative të SHBA-së, nxitëse për ndryshime politike

Vlerësimet negative të SHBA-së, nxitëse për ndryshime politike

Publikimi i njëpasnjëshëm i raporteve me vlerësime kritike për qeverisjen e shtetit të Kosovës, nga organizma e institucione me peshë ndërkombëtare, sikur ishte raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, sipas njerëzve të politikës, analistëve dhe shoqërisë civile, paraqesin sinjale serioze dhe mesazh të qartë për qytetarët e Kosovës.

Këto vlerësime mund t’u shërbejnë në të ardhmen e afërt edhe për ta pastruar këtë skenë politike dhe larguar nga pushteti atë pjesë të oligarkisë së lidhur me krimin.


Me këtë po krijohet bindja se dhe miqtë më të mëdhenj të Kosovës po e humbin besimin në këtë klasë politike, që po e rrënon shtetin, prandaj ndryshimet janë të domosdoshme, por duhet të vijnë nga vetë qytetarët, por edhe nga institucionet e ligjit.

Një gjykim të tillë për këtë situatë ka edhe eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Muhamet Kelmendi, anëtar i kryesisë së AAK-së.

“Në rrugëtimin e tillë të publikimit të vazhdueshëm të raporteve, të cilat faktori ndërkombëtar po i publikon vazhdimisht për Kosovën, e më i freskëti është ky i publikuar nga DASH-i, lidhur me krimin e organizuar, korrupsionin dhe dukurive të tjera negative në këtë pushtet, në kuadër të sistemit tonë shtetëror, natyrisht që e shoh si një punë të madhe, që kanë bërë ekspertë dhe raportuesit amerikanë në këtë drejtim”, theksoi Kelmendi.

“Ky është vetëm një tregues se më në fund po bindet edhe faktori ndërkombëtar, por me këtë vjen edhe mesazhi, sipas të cilit duhet të bindet edhe qytetari i Kosovës se duhet të ndëshkohen të gjithë pushtetarët e korruptuar dhe të japin llogari jo vetëm politike, por edhe përgjegjësi penale para ligjit”, u shpreh ai.

Se këto raporte do të kenë ndikim të madh te qytetari, që të bindet më në fund për ta ndëshkuar këtë klasë politike në pushtet, për të mos votuar asnjë nga ata që kanë abuzuar dhe po abuzojnë në vazhdimësi me pushtetin, është optimist edhe eksperti i sundimit të ligjit, Riza Smaka.

“Keqqeverisja aktuale e ka dëshpëruar dhe zhgënjyer numrin më të madh të qytetarëve të vendit tonë, e që mund të jenë përjashtim vetëm disa nga ata që nga kasta e klasa politike janë shumë të beneficuar e të privilegjuar, kryesisht me poste pushtetare ose me pozita dominuese e monopoliste, qoftë në pozita shtetërore apo edhe në biznes, në ekonominë e tregut”, tha Smaka për “Kosova Sot”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori