LAJMI I FUNDIT:

Vlerat alarmante të ndotjes së ajrit në Kosovë thërrasin për vëmendje të shtuar

Vlerat alarmante të ndotjes së ajrit në Kosovë thërrasin për vëmendje të shtuar

A e dini se ajri në shtëpi mund të jetë 2 deri në 5 herë më i ndotur se ajri jashtë?

Ndotja e ajrit është një problem serioz global i shëndetit publik. Shumë shpesh dëgjojmë lajme dhe raporte mbi ndotjen e ajrit jashtë. Siç e dini, Kosova është ndër vendet me ndotjen më të madhe të ajrit në Evropë.

Megjithatë, shumë pak i jepet hapësirë ndotjes së ajrit brenda. Megjithëse njerëzit priren të ndihen më të sigurt dhe të mbrojtur në ambiente të mbyllura, studimet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kanë treguar se ajri i brendshëm shpesh është 2-5 herë më i ndotur se ajri i jashtëm.

Shumica e njerëzve kalojnë shumicën e kohës në ambiente të mbyllura dhe kjo është pjesa më e madhe e ekspozimit ndaj ndotjes së ajrit. Llojet më të zakonshme të ndotjes së ajrit të brendshëm janë ndotja nga ajri i jashtëm që hyn brenda nga dritaret e hapura, alergjenët si poleni apo qimet e kafshëve, sporet e mykut, viruset dhe bakteret, aromat nga gatimi ose pirja e duhanit. Veçanërisht problematike janë grimcat e imëta të pluhurit, grimcat më të vogla se 2.5 nanometra sepse ato kalojnë përmes mekanizmit mbrojtës të trupit (siç është mukoza e hundës) dhe hyjnë thellë në mushkëri.

Ndotësit më të zakonshëm të ajrit brenda:

Ndotja e ajrit të brendshëm mund të shkaktojnë përkeqësim të sëmundjeve të frymëmarrjes dhe madje mund të ndihmojnë edhe zhvillimin e këtyre sëmundjeve.

Në mënyrë për të sugjeruar një zgjidhje që do të përmirësonte cilësinë e ajrit në shtëpi, Philips ka prezantuar në tregun Kosovar zgjidhje për pastrimin e ajrit të cilat mund ti gjeni në dyqanet Neptun. Modelet Philips 2 në1 të dyja pastrim dhe lagështim i ajrit të brendshëm sigurojnë që ju të thithni ajrin më cilësor. Këto produkte përdorin një kombinim VitaShield IPS sistem të pastrimit dhe NanoCloud teknologji të lagështisë, i projektuar posaçërisht për të pastruar 99% të grimcave të pluhurit të imët, baktereve, alergjenëve dhe viruseve nga ajri në shtëpinë tuaj, ndërsa në të njëjtën kohë siguron nivel optimal të lagështisë në ajër në mënyrë që ju mos të ndjeheni në siklet nga ajri i thatë në shtëpi. Pastruesit dhe lagështuesit e ajrit Philips të kombinuar kanë dy modele që janë të përshtatshëm për dhoma me madhësi deri 43 m2 njëri model dhe deri në 80 m2 modeli tjetër.

Këto produkte kanë 4 filtra:

Parafiltri – për grimca më të mëdha të tilla si pluhuri dhe qimet.

Filtër me fibra karboni – ndihmon në largimin e gazrave të dëmshme dhe erërave të ndryshme. Mikroporet e filtrit ndalojnë formaldehidin i cili normalisht lirohet nga mobiljet si dhe gazrat e tjerë si touleni.

HEPA mikrofiltri – filtron të gjitha grimcat e imëta me përmasa të vogla 20 nanometra, duke përfshirë polenin, alergjenët, bakteret dhe viruset.
Filtri i ujit – kap bakteret në ujë dhe liron avullin e pastër nga uji.

Indikatori i dritës në produkt ju ofron informacion rreth kualitetit të ajrit. Nëse indikatori i dritës është i kaltër kualiteti i ajrit është i mirë, nëse drita është e kuqe kualiteti i ajrit është i dobët dhe pastrimi është i nevojshëm.

Për modelin AC3829 ju mund të shkarkoni aplikacionin për telefonat e mençur përmes të cilit ju mund të përcillni dhe kontrolloni kualitetin e ajrit të shtëpisë tuaj në kohë reale pavarësisht se ku gjenden.

Përndryshe, Philips ofron zgjidhje për pastrimin e ajrit. Modelet e Pastruesve të ajrit Philips janë të përshtatshëm për dhoma 63m2 deri në 79m2 dhe kanë teknologjinë inovative AeraSense. Kjo është një teknologji me saktësinë dhe performancën e një senzori profesional. Ndjen grimcat e dëmshme edhe më të vogla se PM2.5, pastaj proceson këtë informacion për të siguruar që parametrat e pastruesit janë në nivelin ideal për kushtet aktuale të ajrit dhe informimin e vazhdueshëm. Pastaj ju ofron vlerësimet për cilësinë e ajrit të brendshëm në kohë reale duke treguar nivelet e PM2.5.

Ashtu si pastruesi dhe lagështuesi i ajrit Philips 2në1, pastruesi i ajrit Philips ka parafiltër, filtër me fibra karboni dhe HEPA filtër që siguron heqjen efektive të grimcave shumë të imëta deri në 20nm. Këta filtra në mënyrë efektive ulin gazrat e dëmshme si formaldehidi, TVOC, aromat e pakëndshme dhe largojnë 99.9% të baktereve.

Indikatori i dritës tregon cilësinë e ajrit nga ngjyra e kaltër (ajri i cilësisë së mirë) në ngjyrë të kuqe (ajri i cilësisë së dobët) ku ekrani dixhital tregon sasinë e ndotësve të ajrit në kohë reale. /Telegrafi/