LAJMI I FUNDIT:

Vlera e ‘Microsoft’ kalon mbi 800 miliardë dollarë

Vlera e ‘Microsoft’ kalon mbi 800 miliardë dollarë

Aksionet e “Microsoft” prekën një rekord të ri pasi kompania raportoi një tjetër tre mujor të shkëlqyer financiar.

Ato u rritën me 4 për qind në 108.5 dollarë duke shtuar 32 miliardë dollarë në vlerë tregu, ku për herë të parë me kaloi vlerën mbi 800 miliardë dollarë, përcjell Telegrafi.

Vlera e kompanisë është dyfishuar që nga 2014-ta kur Satya Nadella mori drejtimin e “Microsoft”-it.

Kompania konkurron me “Amazon”, “Alphabet”, “IBM” dhe “Alibaba” në fushën softuerëve cloud, ku “Azure” është rritur me 89 për qind. /Telegrafi/