LAJMI I FUNDIT:

Vlera e Messit bie për 20 milionë dhe tani vlen nën 100 milionë euro për herë të parë pas më shumë se një dekade

Vlera e Messit bie për 20 milionë dhe tani vlen nën 100 milionë euro për herë të parë pas më shumë se një dekade

Vlera e tregut të transferimit të Lionel Messi ka rënë nën 100 milionë euro për herë të parë pas më shumë se një dekade në faqen e specializuar të Transfermarkt.

Pas studimit të fundit të faqes në internet, çmimi i kapitenit të Barcelonës ka rënë me 20 milionë euro dhe tani Messi vlen 80 milionë euro.

Në moshën 33-vjeçare, Messi është ende lojtari i katërti në listën e më të vlefshmëve në La Liga dhe është vetëm pas Joao Felix, Jan Oblak dhe Ansu Fati.


Paraqitja e Messit ndaj Bilbaos ishte më e mirë e tij këtë sezon – magjia e tij në një përmbledhje me momentet më të mira
Lexo po ashtu Paraqitja e Messit ndaj Bilbaos ishte më e mirë e tij këtë sezon – magjia e tij në një përmbledhje me momentet më të mira

Tobias Blaseio, menaxheri i Transfermarkt për Spanjën, ka ofruar një shpjegim se pse vlera e Messit ka rënë.

“Messi ngadalë po arrin vitet e fundit të karrierës së tij dhe Barcelona po kalon një krizë institucionale”.

“Pas gati 10 vjet që kishte një vlerë mbi 100 milionë euro, tani ai ka pësuar këtë rënie prej 20 milionë eurosh”, ka thënë Blaseio.

Lojtari me vlerën më të lartë për të gjithë futbollin botëror tani është ylli francez i PSG-së, Kylian Mbappe, i cili ka vlerë prej 180 milionë eurosh. /Telegrafi/

Vlera e Messit në Transfermarkt

Në trend Sport

Më shumë
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

La Liga
Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

La Liga
Lionel Messi akuzohet për fyerje të rënda raciste

Lionel Messi akuzohet për fyerje të rënda raciste

La Liga
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Kalo në kategori