LAJMI I FUNDIT:

VLEN: Vetingu në BDI është manipulim i opinionit publik, le të fillojnë pastrimin e partisë nga Bujar Osmani

VLEN: Vetingu në BDI është manipulim i opinionit publik, le të fillojnë pastrimin e partisë nga Bujar Osmani

Koalicioni VLEN ka akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim për siç thonë vetingun që po e kryejnë në parti.

Nga VLEN thonë se ky veting është manipulim me opinionin publik dhe se sipas tyre në BDI ka figura që duhet të hetohen nga organet e drejtësisë.

Ata kanë përmendur ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmanin, si një politikan që siç thonë nga VLEN ka keqpërdorur vazhdimisht detyrën zyrtare.


Reagimi i plotë:

BDI përsëri po manipulon me opinionin publik përmes “vettingut” dhe pastrimit të supozuar, ndërsa ne duam t’u ndihmojmë atyre.

Pyetja e vërtetë mbetet – Kush e shpëtoi Bujar Osmanin nga një epilog gjyqësor për rastin “Pacienti”?

Prokuroria speciale ngriti shumë raste kundër funksionarëve të lartë të qeverisë së Nikolla Gruevskit, por vetëm një lëndë mbeti e paprekur – lënda “Pacienti”. Bujar Osmani ishte i vetmi për të cilin Prokuroria Speciale tha se kishte dyshime dhe prova për krim, por nuk ngritën akuza.

Pse të gjitha lëndët e tjera përfunduan në gjykatë, ndërsa ky u ndalua në mënyrë misterioze? Kush e tërhoqi frenën? A i ka Bujar Osmani borxhe Mijalkovëve apo Zaevave? Kujt do t’i shërbejë Osmani deri në fund të jetës?

Lista e zezë u plotësua me emrin e shokut më të afërt të Bujar Osmanit, Artan Grubin. Kjo ndodhi për shkak të ndërmjetësimit dhe shpëtimit të Mijallkovit. A është rasti “Pacienti” dhe ndalimi i tij i lidhur me të njejtët njerëz dhe të njejtën skemë? A ka ndërmjetësuar Artan Grubi për shpëtimin e Bujar Osmanit?

Bujar Osmani mbeti pa përgjegjësi penale, por përgjegjësia morale dhe etike do t’i mbetet deri në fund të jetës. Prandaj, është mirë që ai të japë vetë përgjigje për dëmin që i shkaktoi qytetarëve.

Gjatë periudhës sa ishte ministër Bujar Osmani, Institucioni Publik i Shëndetësisë – Gjinekologjia Çair ishte viktimë e keqpërdorimeve të rënda. Ky spital, ku lindin fëmijët tanë nga Çairi e më gjërë, ishte objekt i hetimit nga Prokuroria Speciale. Sa para u vodhën? Sa pacientë mbetën pa mbështetje shëndetësore të duhur? Sa njerëz humbën mundësinë për një trajtim më të mirë për shkak të lojërave kriminale të Osmanit?

Osmani nuk është vetëm një politikan me një të kaluar dyshimtë – ai është direkt përgjegjës për prapambetjen e sistemit shëndetësor! Ndërkohë që institucionet mjekësore po shkatërroheshin, të afërmit e tij pasuroheshin. Sa është çmimi i lirisë së tij dhe kush e pagoi atë?

Është koha për një “vetting” të vërtetë, jo për një shfaqje teatrale të rreme!

BDI mund të vazhdojë me deklarata boshe, por qytetarët kërkojnë përgjigje! Kush e ndihmoi Osmanin të shpëtonte nga gjykata? Pse institucionet po heshtin? Sa do të vazhdojë kjo mbrojtje?

Nëse BDI vërtetë do pastrimin, le të fillojë nga Bujar Osmani! Është koha për përgjegjësi! Është koha për drejtësi!

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në ShBA

Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në ShBA

Lajme
E rrëmbyen dhe u nisën në drejtim të Prishtinës me viktimën, ngritët aktakuzë ndaj të dyshuarve në Pejë

E rrëmbyen dhe u nisën në drejtim të Prishtinës me viktimën, ngritët aktakuzë ndaj të dyshuarve në Pejë

Drejtësi
Formimi i qeverisë së re, Konjufca: Besoj i kemi numrat

Formimi i qeverisë së re, Konjufca: Besoj i kemi numrat

Lajme
Përplasja e Abdixhikut me Hotin në “Viber

Përplasja e Abdixhikut me Hotin në “Viber" për vjedhje të votave e akuzave për “skemë të organizuar kriminale”

Lajme
Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Lajme
Kastori euro-aziatik rikthehet në natyrën e Kosovës pas gati 200 vitesh

Kastori euro-aziatik rikthehet në natyrën e Kosovës pas gati 200 vitesh

Lajme
Kalo në kategori