LAJMI I FUNDIT:

Vladimir Putin po bëhet gati për luftë nukleare, fillon edhe ndërtimin e bunkerëve

Vladimir Putin po bëhet gati për luftë nukleare, fillon edhe ndërtimin e bunkerëve

Lideri rus, Vladimir Putin në heshtje është duke ndërtuar bunkerë sekretë të përforcuar, në mënyrë që ai dhe liderët tjerë të mund t’i mbijetojnë një sulmi nuklear.

Bunkerët – përfshirë strukturat e përforcuara përreth Moskës – janë duke u ndërtuar si pasojë e një parashikimi për luftë nukleare me Perëndimin, pohojnë ekspertët, transmeton Telegrafi.

Sipas tyre, Rusia mund të jetë e para që do të sulmojë me armë nukleare.


Vladimir Putin Visits Hungary

“Rusia po bëhet gati për një luftë të madhe, e cila po supozojnë se do të arrijë në nivel nuklear, ku vet Rusia do t’i lansojë sulmet e para”, ka thënë Mark Schneider, ish-zyrtar i politikave nukleare të Pentagonit për një intervistë me Washington Free Beacon.

“Ne nuk jemi aq serioz rreth përgatitjes për një luftë të madhe, e aq më pak për një luftë nukleare”, ka shtuar ai.

Që të dyja, Rusia dhe NATO, janë të gatshme për fillimin e sulmeve nukleare – armët veçse janë të mbushura.

Të dizajnuara për të qenë të pandalshme, predhat termonukleare interkontinentale mund të shkatërrojnë qytete në pjesët më të largëta të globit brenda pak minutave dhe mund të sjellin ndryshime katastrofike në botë brenda momentit.

Edhe nëse këto armë përdoren në “mënyrë të kufizuar”, prapëseprapë rezultatet do të jenë shkatërruese për njerëzimin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Botë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Botë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Botë
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori