LAJMI I FUNDIT:

Wladimir Klitschko: Nuk jam gati të vdes për Ukrainën, por jam gati të jetoj për të

Wladimir Klitschko: Nuk jam gati të vdes për Ukrainën, por jam gati të jetoj për të

Wladimir Klitschko, vëllai i kryetarit të bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko, reflektoi mbi ngjarjet në Ukrainë dhe iu përgjigj pyetjes nëse do të ishte gati të vdiste për vendin.

Gjatë një interviste për ZDF, Klitschko shpjegoi se jo të gjithë mund të jenë kreu i shtetit dhe i ushtrisë.


Analisti ushtarak britanik tregon se si po zhvillohet kundërsulmi i ukrainasve
Lexo po ashtu Analisti ushtarak britanik tregon se si po zhvillohet kundërsulmi i ukrainasve

“Ata kanë nevojë për mbështetje nga mbrapa, për njohuri. Fëmijët trajnohen edhe për ndihmën e parë. Ti përshtatesh. Mëson, digjitalizohesh. Sepse falë digjitalizimit, ne kemi mundësi të zbulojmë se kush është armiku”, tha ai.

I pyetur nëse është gati të vdesë për Ukrainën, ish-boksieri ukrainas ka dhënë një përgjigje interesante.

“Jo, nuk jam gati të vdes për vendin. Jam gati të jetoj për të. Është më e ndërlikuar sesa të vdes. Në Ukrainë për momentin nuk është e sigurt nëse do të mbetesh gjallë dhe i shëndetshëm”, tha ai.

Si përgatiten ukrainasit të gjuajnë mortajat drejt pozicioneve ruse?
Lexo po ashtu Si përgatiten ukrainasit të gjuajnë mortajat drejt pozicioneve ruse?

Gjithashtu, ish-kampioni i boksit foli edhe për dallimin kryesor mes luftëtarëve rusë dhe ukrainas.

“Rusët janë mobilizuar dhe vullnetarët luftojnë në Forcat e Armatosura të Ukrainës. Ukrainasit janë të ndryshëm. Shumica e njerëzve në front nuk janë të mobilizuar”, thekson Klitschko. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori