LAJMI I FUNDIT:

Vjosa Osmani: Me projektin nacional LDK-ja po ringritët sikur në kohën e Rugovës

Vjosa Osmani: Me projektin nacional LDK-ja po ringritët sikur në kohën e Rugovës

Në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në Gjilan, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani tha se me mobilizimin qytetar që kanë parë në të gjitha fshatrat dhe qytetet e Kosovës, të gjithë janë bindur në fitoren e projektit nacional të LDK-së, i cili po ri-ngritët sikur në kohën e presidentit Rugova.

“LDK-ja po ri-ngritët, ndërsa projekti i saj nacional po rilind. Gjatë fushatës kemi parë rilindjen e frymës rugoviane dhe kemi dhënë shembullin e angazhimin qytetar dhe kombëtar. Liria mbetet premisa jonë sublime dhe atë ja garantojmë secilit qytetar”, tha Vjosa Osmani.


Ajo pohoi se qytetarët e devotshëm për shtetin e tyre nuk dorëzohen kurrë, prandaj ndërmjet dëshpërimit dhe shpresës, ata kanë zgjedhur rimëkëmbjen dhe mosdorëzimin, që nëpërmes projektit të LDK-së ta ngjallin shpresën për gjeneratat e reja.

Vjosa Osmani i ka lutur të gjithë qytetarët që të kenë besim dhe të mobilizohen, sepse vetëm fryma rugoviane është shpëtim për Kosovën.

“Rugova na ka mësuar që të jemi këmbëngulës dhe ne të tillë jemi. Familjet e dëshmorëve dhe themeluesit e LDK-së na kanë mësuar se si nuk duhet të dorëzohemi, prandaj sot jemi më të fortë dhe më unikë”, tha Vjosa Osmani.

Duke prezantuar Programin e saj qeverisës, Osmani tha se kujdes i veçantë do t’ju kushtohet fëmijëve, rinisë, prindërve dhe të moshuarve, të cilët në vend të pensionit po marrin lëmoshë.

“Puna ime është që juve t’ju shërbej dhe t’ia kthej shtetin qytetarëve. Çiftet e reja që kanë vendosur t’i rrisin fëmijët në Kosovë do t’ju ndihmojmë ta zgjedhin çështjen e banimit për të ndërtuar një Kosovë më të bukur”, tha Osmani.

Sipas saj, në spitalet e Kosovës, do të ketë barna dhe personel mjekësor të vlerësuar dhe të motivuar, ndërsa milionat e shpenzuara në asfalt dhe tenderë korruptivë do t’ia kthejmë arsimit dhe shëndetësisë.

Kandidatja e LDK-së ka prezantuar edhe investimet dhe reformat në arsim, duke filluar nga arsimi parafillor deri te arsimi universitar.

Vjosa Osmani ka thënë se ministrat e kabinetit të saj, do të qeverisin me kompetencë dhe me duar të pastra, ndërsa nuk do të përsëritën kurrë më praktikat që ministrat paradite të shkojë në gjykata dhe pasdite në qeveri.

Projekti qeverisës i Osmanit parasheh edhe fuqizimin e ligjit dhe kthimin e miqësisë të Kosovës me partnerët euroatlantikë.

Osmani ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që të dalin dhe ta votojnë LDK-në dhe numrin 134 për të bërë ndryshimin e madh për shtetin dhe shoqërinë.

Në trend

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori