LAJMI I FUNDIT:

Vjosa Osmani: PDK e ka në ADN tradhtinë

Vjosa Osmani: PDK e ka në ADN tradhtinë

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani i ka reaguar ashpër disa deklaratave të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli i cili tha se “qeverinë Mustafa e kanë rrëzuar deputetët si Osmani dhe Anton Quni”.

Osmani e ka cilësuar Kadri Veselin si figurë komike, duke u shprehur se “PDK-ja e ka në ADN tradhtinë”.


“Për që PDK është parti që e ka ne ADN-nën e saj tradhtinë e mashtrimin, këtë ia ka dëshmuar secilës parti me të cilën ka qeverisur deri me tani, dhe ketë po ja dëshmon edhe kryeministrit te tanishëm”, ka thënë Osmani për Express.

Deputetja e LDK-së ka thënë se sa më shumë po e kritikojnë partinë e saj, kjo e fundit po forcohet.

“Veseli është shndërruar në një figurë komike të skenës politike në Kosovë. Asnjë njeri racional nuk i merr seriozisht këto deklarata të tij. Ndërkaq neve si LDK, sa më shumë që po na shajnë e po tentojnë te na përlajnë, aq me të fortë e me të bashkuar po bëhemi”, ka thënë Vjosa Osmani.

Kadri  Veseli ka thënë se Qeverinë Mustafa nuk e ka rrezuar PDK-ja, por deputetët e LDK-së, si Vjosa Osmani dhe Anton Quni, që nuk e votuan demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. /Telegrafi/