LAJMI I FUNDIT:

Vjedhje në veri, hajnat djegin arkat e lokalit

Vjedhje në veri, hajnat djegin arkat e lokalit

Një vjedhje ka ndodhur gjatë mesnatës në një lokal në lagjen e Boshnjakëve, përkatësisht në Mitrovicën e Veriut.

Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti.


Sipas tij, policia është lajmëruar në orët e mëngjesit nga vet pronari i lokalit.

“Është raportuar për një vjedhje. Kryerësit e vjedhjes kanë djeg arkat e drurit në lokal, mirëpo lokalin nuk e ka kap zjarri. E kemi regjistruar në polici rastin si vjedhje e rëndë dhe dëmtim i pronës”, ka thënë Hoti.

Sipas Hotit, pronari i lokalit ka treguar se vjedhja i është bërë në vlerë prej 1500 euro.

Policia është në kërkim të kryesve të kësaj vjedhje. /Telegrafi/