Vjedhje e rëndë në një lokal në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Një rast i vjedhjes është raportuar të dielën (19 tetor) rreth orës 15:40, në një lokal në Prishtinë.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë hasur dy persona, shtetas të huaj, të cilët janë intervistuar nga njësitet përkatëse.
"Është raportuar se në lokalin e ankuesit mashkull kosovar ka ndodhur një rast i vjedhjes", thuhet në raportin e policisë, raporton Telegrafi.
"Në vendin e ngjarjes janë hasur dy meshkuj shtetas të huaj të cilët janë intervistuar dhe lidhur me rastin njëri nga prej tyre që dyshohet se ka qenë i përfshirë në vjedhje".
Hetimet rreth rastit po vazhdojnë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































