Vjedh në një pastiqeri në Prishtinë, arrestohet nga policia


Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në rrugën "Garibaldi" në Prishtinë.
I njëjti dyshohet se kishte kryer vjedhje në një pastiqeri.
"Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur: një çantë e zezë në të cilën kishte pasur një palë dorëza, një maskë të zezë, dara për prerje të shufrave të metalit, pajisje tjera si dhe një kuletë me para të imta që dyshohet se i kishte vjedhur në lokalin e lartcekur", thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/12/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































