LAJMI I FUNDIT:

Vizitë virtuale në Parkun Arkeologjik të Fierit

Vizitë virtuale në Parkun Arkeologjik të Fierit

Për Parkun Arkeologjik të Fierit, tashmë në dispozicion është edhe një aplikacion i ri që ofron vizitë virtuale në 360 gradë. Aplikacioni është pjesë e bashkëpunimit të Ministrisë së Kulturës me Fondacionin SIG si pjesë e programit të qeverisë shqiptare për digjitalizimin e aseteve kulturore.

Ervin Rushitaj, ekspert i fondacionit SIG, u shpreh se “përmes këtij aplikacioni synojmë të sjellim sa më shumë turistë në vendin tonë duke iu ofruar atyre pamje reale në 360 gradë, që kur shihen nëpërmjet syzeve virtuale të japin ndjesinë e të qenit vërtetë në vendet që eksploron”.


Ky aplikacion i vjen në ndihmë çdo operatori turistik, duke krijuar mundësinë e informimit paraprakisht mbi atë se çfarë pret një turist të shohë.

Ornela Dyrmishaj, drejtoreshë e Parkut Arkeologjik të Fierit tha se “implementimi i tij në Parkun e Apolonisë sjellë afër publikut dhe vizitorëve, monumentet dhe ambientet e këtij parku veçanërisht sot në kushtet e situatës së pandemisë”.

Bashkia Fier ka intensifikuar investimet në drejtim të nxitjes së turizmit. Vitet e fundit kjo bashki ka mbështetur rikonstruksionin e galerisë së arteve figurative, apo edhe investimet në teatrin e Bylisit krahas kalendarëve kulturore, që kanë impakt në rritjen e vizitorëve dhe turistëve në këtë zonë. /atsh/