LAJMI I FUNDIT:

Vizita e Bidenit, nën masa të rrepta të sigurisë: Masa të rrepta sigurie, në koordinim me shërbimet amerikane (Video)

Vizita e Bidenit, nën masa të rrepta të sigurisë: Masa të rrepta sigurie, në koordinim me shërbimet amerikane (Video)

Vendi ku qe akomoduar zëvendëspresidenti të SHBA-ve, Joe Biden, u ruajt nën masa të rrepta sigurie. Kontrollit iu nënshtruan edhe automjetet zyrtare që ishin pjesë e eskortës së zyrtarit amerikan. Policët u ndihmuan edhe nga qentë e stërvitur për kontrolle, derisa as ata që banojnë në rrugën “Tringë Smajli” nuk u lejuan të tejkalojnë kordonin.

I dyti i shtetit amerikan, Joe Biden, që në mëngjes kishte në agjendë takimin me krerët shtetërorë. Nën masa të rrepta sigurie, ai u nis nga hoteli drejt Kuvendit.


Që eskorta e tij të mos haste në pengesa, Policia deri në mesditë mbajti të bllokuara për qarkullim edhe rrugët “UÇK”, “Fehmi Agani” e “Agim Ramadani”.

Në kësi situate ishte e pamundur edhe lëvizja ne një pjese të sheshit “Ibrahim Rugova”, që ishte bllokuar nga njësitet speciale të Kosovës. E, një njësi tjetër snajperësh po vëzhgonin lart ndërtesës ku Biden po zhvillonte takime me presidentin e vendit Hashim Thaçin, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Kontrollit nuk i shpëtuan as gazetarët.

Pas takimeve, eskorta prej dhjetëra veturash të blinduara e ktheu zëvendëspresidentin amerikan në vendin ku ishte akomoduar.

Veç skuadrës së motoristeve që do t’i printe eskortës në vizitat e radhës, këtu ishte e pranishme edhe njësia elitare e Policisë së Kosovës.

I gjithë operacioni i kaloi pa ndonjë incident, në koordinim me shërbimet amerikane. Në fakt, njësitë elitiste amerikane kishin arritur qysh para se Biden të aterronte në Aeroportin “Adem Jashari”. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Lajme
Vjosa Osmani e uroi për zgjedhjen si presidente e RMV-së, Gordana Siljanovska i përgjigjet në gjuhën shqipe

Vjosa Osmani e uroi për zgjedhjen si presidente e RMV-së, Gordana Siljanovska i përgjigjet në gjuhën shqipe

Politikë
Ambasadori gjerman: Kurti ka qenë në dijeni për qëndrimet tona për Asociacionin

Ambasadori gjerman: Kurti ka qenë në dijeni për qëndrimet tona për Asociacionin

Lajme
Mickoski për ndryshimet kushtetuese si kusht: Nuk dua ultimatume, por partneritet

Mickoski për ndryshimet kushtetuese si kusht: Nuk dua ultimatume, por partneritet

Politikë
Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Milan Radoiçiqit, fituan miliona euro

Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Milan Radoiçiqit, fituan miliona euro

Lajme
Knaus: Fiasko diplomatike për Gjermaninë nëse bllokon anëtarësimin e Kosovës në KiE

Knaus: Fiasko diplomatike për Gjermaninë nëse bllokon anëtarësimin e Kosovës në KiE

Politikë
Kalo në kategori