LAJMI I FUNDIT:

Vizionin tonë të përbashkët dhe universal për liri, e realizuam bashkërisht

– Mesazhi i Kryeministrit, me rastin e Ditës së Pavarësisë –

Qytetarë të nderuar,


Për të mbërritur deri tek Festa e Madhe e Ditës së Pavarësisë së vendit tonë, të gjithë ne së bashku punuam dhe sakrifikuam shumë.

Vizionin tonë të përbashkët dhe universal për liri, pavarësi dhe demokraci në atdheun tonë, e realizuam bashkërisht – me unitet të qëndrueshëm politik dhe qytetar.

Republika e Kosovës, në dyvjetorin e shënimit të Ditës së Pavarësisë, është shtet edhe më i konsoliduar, me institucione stabile dhe efektive, me qeverisje të mirë, sundim të rendit dhe ligjit dhe respektim afirmativ të komuniteteve.

Në vitin e dytë të pavarësisë, Republika e Kosovës ka shënuar suksese të njëpasnjëshme në aspektin politik dhe atë të zhvillimit ekonomik.

Për herë të parë, në Kosovën e pavarur u organizuan zgjedhjet lokale, ku qytetarët tanë në mënyrë të dinjitetshme dhe krenare zgjodhën udhëheqësit e tyre lokalë. Ishin këto zgjedhje të lira, fer dhe demokratike, që u vlerësuan lartë nga të gjithë.

Republika e Kosovës u bë anëtare me të drejta të barabarta e Bankës Botërore dhe e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Me përkushtimin tonë të vazhdueshëm institucional, ne krijuam shumë vende të reja pune me paga të mira, ndërtuam me qindra kilometra rrugë të reja, me dhjetëra shkolla të reja, duke vazhduar kështu përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve dhe duke mundësuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.

Qytetarë të dashur,

Në këto momente të rëndësishme të shënimit të Ditës sonë të Madhe, ne kujtojmë të kaluarën e vendit tonë, e kaluar kjo e ndritshme – themel i fuqishëm i të ardhmes sonë zhvillimore dhe prosperuese.

Ardhmërinë tonë po e ndërtojmë mbi punën e njerëzve tanë anekënd Kosovës, që çdo ditë me përkushtimin e tyre të vazhdueshëm, po bëjnë vepra të jashtëzakonshme për vendin.

Ne të gjithë së bashku ndihemi krenarë që ashtu siç e arritëm pavarësinë e vendit tonë, bashkërisht po punojmë çdo ditë për zhvillimin dhe integrimin e Republikës sonë në institucionet euro-atlantike.

Secili qytetar i Kosovës duhet të ndihet krenar për kontributin e tij në realizimin e këtij vizioni.

Qytetarë të dashur,

Derisa po shënojmë Ditën tonë të Pavarësisë, ju ftoj që të festoni me dinjitet dhe krenari, ashtu siç keni festuar gjithherë.

T’i nderojmë heronjtë tanë dhe të kalojmë më shumë kohë me familjet tona, sepse është ditë për t’u krenuar.

Faleminderit.
Gëzuar Dita e Pavarësisë!

Në trend

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Kalo në kategori