Vizat
Sa të mjerë që jemi si shoqëri, akuzojmë Evropën përse as që na përmendi në propozimin e komisari Olli Rehn në konferencën për shtyp të mbajtur në KE (Komisionin Evropian), por ishte pyetja e një gazetari shqiptar e cila e detyroi atë për të përmendur Kosovën.
Në shikim të parë kjo duket si një vendim antishqiptar,por kjo nuk është aspak e vërtetë. Po të ketë pak largpamësi politike e cila ju mungon atyre që merren me politikë në Kosovë efektet e vendimit për shtetin serb janë të dukshme të disfavorshme, do të vërehen së shpejti.
Rekomandimet e Komisionit Evropian që t’u hiqen vizat Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë në shikim të parë si duket i ”befasuan” së pari pushtetarët tonë dhe shoqërinë civile dhe të tjerët në Kosovë.
Ka shumë reagime në Kosovë si nga “ekspertët” pro qeveritar, ata të pavarur si dhe nga shoqëria civile e cila çuditërisht na ofron peticione primitive të iniciuara kundër “politikës diskriminuese evropiane” për liberalizim të vizave, që përjashton shqiptarët, në trajtimin e kësaj problematike shumë të rëndësishme për Kosovën.
Nuk është çështje e peticioneve, titujve të shumta bombastike në opinionin kosovar në stilin ”Evropa kurvë plakë“, ”Marre për Evropën”, e shumë deklarata të ngjashme, të pa matura, të pa analizuara me ekspertiza profesionale. Të bëra nga “papagallët politik” vetëm tregojnë atë që pëshpëritet nëpër kuluaret diplomatike ndërkombëtare dhe ato shkencore ku shpesh përqeshët niveli i dijes si dhe servilizmi i pa imagjinueshëm i vendimmarrësve shqiptar të Kosovës.
Në thelb është mospuna e të gjithë atyre që fare nuk turpërohen përse janë në detyra udhëheqëse (menaxhuese) gati në të gjitha funksionet shtetërore. Së paku nuk skuqën për mos dijen e tyre kur e përfaqësojnë Kosovën në takime dhe forume të ndryshme ndërkombëtare,për ta nuk është e rëndësishme dituria por vetëm pozita.
Kush i ndaloi zyrtarët shtetëror që në start të punohen pasaportat biometrike e jo me pompozitet e propagandë amatore të fillojnë të prodhojnë pasaporta klasike të cilët u punuan para dhënës së letërnjoftimeve të Republikës së Kosovës e të cilët po iu kushtojnë shumë shtrenjtë banorëve të Kosovës, e për këtë janë harxhuar mjete të mëdha materiale.
Një veprim i tillë nuk ka ngjarë as në shoqëritë ekstrem primitive në botë, edhe se janë alarmuar me kohë qeveritarët e jonë por pa efekte pozitive, interesat klanore dominuan.
Këso veprimesh janë të pa justifikueshme edhe se disa qarqe kanë tentuar të arsyetohen me disa arsye qesharake, të pa qëndrueshme çka në thelb tregon jo seriozitetin dhe jo përgjegjësin e organeve shtetërore të Kosovës në të gjitha nivelet.
Qëllim ishin përfitimet private apo partiake pa u brengosur për fatin e popullit të stërvuajtur nga regjimi i kaluar sllav.
Janë katër kriteret që duhej plotësuar shtetet për liberalizimin e vizave, pasaportat biometrike, rendi dhe siguria publike,marrëdhëniet e jashtme, të drejtat themelore të njeriut.
Pajtohem me ata të cilët theksojnë së as Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia në tërësi nuk i kanë plotësuar kushtet për të u propozuar për liberalizimin e vizave. Si duket i vetmi kriter thelbësor ishte pasaportat biometrike të cilin kishin Maqedonasit që gjashtë vite.
Tek tani kamë fillua të kuptoi intelektualët serb si nuk kishin fuqi të ndalnin regjimin pro fashist millosheviqian i cili e shkatërroi shtetin e tyre dhe ma në fund përfundoi në Hagë si kriminel i luftës.
Për ketë me mjete demokratike duhet reaguar populli i Kosovës pasi banorët e Shqipërisë dhe të BeH së shpejti do të pajisen me këto dokumente e atëherë Kosova me siguri do të mbet si “geto i Evropës”duke iu falënderuar politikës tonë.
Mos i fajësoni të tjerët kthehuni së pari nga vetvetja e punoni ashtu si duhet dhe si e kërkojnë rregullat ndërkombëtare e nëse ka tendenca diskriminuese nga dikush atëherë do të keni arsyetime të rebeloheni e për këtë do ta kishit përkrahjen e popullit,kështu jeni duke krijuar vetëm huti dhe konfuzitet me veprimet e juaja. Ky popull e ka merituar një qeverisje ma dinjitoze pas vitit 1999 e jo kështu të nënçmohet dhe degradohet nga klasa politike kosovare.
Ne në Kosovë jemi duke vepruar sipas disa klisheve të pa para në ndonjë shtet funksional të cilin kemi mendar ta bëjmë pas shpalljes së pavarësisë me 17shkurt 2008 pa pasur as ma të voglën përgjegjësi shtetërore apo së paku morale nëse ajo ekziston te këta njerëz. Këtë model njëherë shqiptarët e kanë provuar në Shqipërinë e xhaxhit Enver. Mos i përsëritni gabimet që historikisht iu kanë kushtuar shqiptarëve shumë, KTHJELLUNI.



































