LAJMI I FUNDIT:

Vitrat tuaja në ndihmë të jetimëve të varfër!

Vitrat tuaja në ndihmë të jetimëve të varfër!

Islamic Relief është organizatë për bamirësi dhe zhvillim, e cila vepron në Kosovë që nga viti 1999.  me qëllim të mbështetjes së kategorive më të ekspozuara ndaj vuajtjes dhe varfërisë.

Islamic Relief Kosova ka në përkujdesje 1200 familje me fëmijë jetimë si dhe 3000 familje me asistencë sociale për të cilat kujdeset rregullisht duke i furnizuar me pako ushqimore gjatë gjithë vitit, e veçanërisht gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

Në këtë muaj, veçanërisht ditëve të fundit, të gjithë besimtarët e shtojnë solidaritetin e tyre duke i dhuruar ‘Sadakatul-fitr’ apo vitrat e tyre të cilat janë ndihma që u jepen njerëzve në nevojë përpara Fitër Bajramit, me qëllim që edhe ata të gëzojnë mundësinë ta festojnë Bajramin si çdokush tjetër dhe dhënia e tyre është obligim për çdo besimtar.

Vitrat të cilat dhurohen në formë të parave në Islamic Relief Kosova shndërrohen në pako ushqimore që përmbajnë produkte bazike ashtu siç është e preferuar fetarisht dhe të gjitha shpërndahen para faljes së Bajramit.

Familjet tek të cilat ne i shpërndajmë vitrat tuaja janë raste të verifikuara me jetimë dhe njëkohësisht të varfër, kategori kjo të cilëve u takon kjo sadaka sipas Kuranit dhe traditës profetike

Ndiejeni dhimbjen e nënave dhe jetimëve që tërë vitin jetojnë me halle e brenga në kushte të vështira dhe presin me mallë që dikush t’ju ndihmojë. Jepjuni arsye për të festuar!

Ju mund të dhuroni në disa mënyra:

Përmes xhirollogarisë;

NLB Prishtina: 1708200008014285
IBAN: XK05 1708200008014285
SWIFT CODE: NLPR XK PR
EMRI I PËRFITUESIT: Islamic Relief

Në zyret tona në:

PRISHTINË 045 906 733,
MITROVICË 049 580 573,
VUSHTRRI 049 658 405,
PODUJEVË 049 427 490,
GJILAN 049 362 356,
GJAKOVË 049 413 528

Artikull i sponzorizuar