LAJMI I FUNDIT:

Vitin e kaluar janë blerë 10.000 automjete të reja në RMV

Vitin e kaluar janë blerë 10.000 automjete të reja në RMV

Vitin e kaluar janë blerë dhjetë mijë automjete të reja në Maqedoninë e Veriut, ndërsa statistikat thonë se kjo është shumë më tepër se në vitin 2022.

Dogana ka publikuar shifrat e automjeteve të importuara për vitin e kaluar dhe thonë se vitin e kaluar në RMV kanë hyrë 9.999 vetura të reja.


Përsëri, ato janë shumë më pak se ato të përdorura, numri i të cilave është 33.213 automjete, pra trefish më shumë. Kjo tregon se qytetarët e RMV-së ende preferojnë automjete të përdorura, sepse sado që çmimi i “gjysmë veturave” të jetë rritur, ato janë shumë më të përballueshme për qytetarin tonë, përcjell “Faktor”.

Në të kundërt, për krahasim, në vitin paraardhës 2022 janë blerë 8.790 automjete të reja, krahasuar me 23.381 makina të përdorura.

Pra, në vitin 2023 qytetarët kanë blerë gjithsej 47.050 automjete, krahasuar me 35.458 mijë në vitin 2022. Pra, vitin e kaluar kemi blerë mbi 11 mijë vetura më shumë krahasuar me vitin 2022, ndërsa rritja është shumë më e madhe për shkak të automjeteve të përdorura.

Përndryshe vitin e kaluar kemi blerë më së shumti automjete të reja në qershor, gjithsej 1.009 automjete të reja./Telegrafi/