Viti i suksesshëm i sportit kosovar, ku nuk munguan medaljet në Kampionatet Botërore, Evropiane e Lojërat Mesdhetare

Sukseset e sportit tonë nuk munguan as në vitin 2022, ku sportistët sollën medalje nga garat e nivelit të lartë ndërkombëtar.
Edhe këtë herë u dallua sporti i xhudos, por që medalje këtë vit nga botërori, evropiani dhe Lojërat Mesdhetare solli edhe boksi.
Komiteti Olimpik i Kosovës mori pjesë në tri gara ndërkombëtare, Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022, Lojërat Mesdhetare Oran 2022 dhe EYOF Banska Bistrica 2022. Në Oran u fituan gjashtë medalje, tri të arta dhe tri të bronzta, ndërsa në Pekin rezultati më i mirë ishte vendi i 15-të.
Më poshtë po ju sjellim sukseset e sporteve tona.
Xhudo
Kampionati Botëror – Distria Krasniqi fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, të mbajtur në Tashkent të Uzbekistanit. Kampionia olimpike u ngjit në podiumin botëror për herë të dytë pas Tokio 2019.
Kampionati Evropian – Në kampionatin Evropian Sofia 2022, fituan dy medalje, një të argjendtë me Laura Fazliun dhe një të bronztë me Distria Krasniqin.
Lojërat Mesdhetare Oran 2022 – Pesë medalje të fituara, prej tyre tri të arta dhe dy të bronzta. Medaljet e arta i fituan: Distria Krasniqi, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka, ndërsa të bronztat: Akil Gjakova e Flaka Loxha. Krasniqi fitoi të artën edhe në Mastersin e mbajtur në dhjetor në Jerusalem të Izraelit, kurse në shkallën e dytëtë podiumit u ngjit edhe Laura Fazliu.
Xhudo ka fituar edhe medalje tjera evropiane për të rinjtë, por edhe për senior në Grand Slame, Grand Prixe dhe turne tjerë.
Boksi
Kampionati Botëror – Donjeta Sadiku fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të mbajtur në Stamboll të Turqisë. Ishte kjo medalja e parë për Federatën e Boksit të Kosovës në një Botëror për senior.
Kampionati Evropian – Donjeta Sadiku vazhdoi shkëlqimin e saj edhe në Evropian. Ajo fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, të mbajtur në Budva të Malit të Zi.
Lojërat Mesdhetare – Shpejtim Bajoku fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Bajoku shënoi dy fitore për të siguruar suksesin më të madh në karrierën e tij. Edhe këtu boksi fitoi medaljen e parë. Boksi pati edhe suksese tjera në Evropian për të rinj dhe turne tjerë.
Skitaria
LOD Pekini 2022 – Për herë të parë dy skitarë përfaqësuan Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022. Krahas Albin Tahirit, vendin tonë e përfaqësoi për herë të parë një vajzë, 17-vjeçarja Kiana Kryeziu. Tahiri shënoi rezultatin më të mirë në histori të Kosovës në Olimpiadën dimërore. Ai doli i 15-ti në kombinim alpin.
Karate
Kampionati Evropian – Suksesin më të madh për senior karate e arriti në Kampionatin Evropian, ku fitoi medaljen e bronztë me Elhami Shabanin në Gaziantep të Turqisë. Karate pati edhe medalje në Kampionatin Ballkanik, si dhe Evropian për grupmosha të reja.
Atletika
Atletika u veçua sërish me Muhamet Ramadanin, i cili fitoi dy medalje të argjendta, njërën në Kupën Evropiane U-23 të mbajtur në Leiria të Portugalisë, ndërsa tjetrën në Kampionatin Mesdhetar U-23, të mbajtur në Pescara të Italisë. Atletika pati edhe medalje ballkanike për senior me Gresa Bakraqin, por edhe për grupmosha të reja.
Bodybuildingu
Sporti i bodybuildingut dhe fitnessit shënoi suksesin më të madh në Kampionatin Botëror në Santa Sussana të Spanjës, ku fituan dy medalje. Rilind Musa dhe Betim Krasniqi fituan medaljet e argjendta.
Sporti universitar
Sporti universitar krahas organizimit të Kupës së Botës për Universitete në hendboll, arriti të fitojë edhe dy medalje në këtë kampionat. Djemtë fituan medaljen e artë, ndërsa vajzat medaljen e bronztë. Sporti universitar fitoi edhe dy medalje të argjendta në Lojërat Universitare në karate.
Sportet ekipore
Sportet ekipore u dalluan më shumë për nga suksesi i klubeve se sa kombëtareve. Në futboll, FC Ballkani shkroi historinë, duke hyrë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, që ishte arritje historike për futbollin e Kosovës.
Në hendboll, sukses shënoi kombëtarja e vajzave, e cila është një fitore larg kualifikimit në kampionatin botëror. Vajzat tona fituan ndeshjen e fazës së parë kualifikuese me Ishujt Faroe.
Basketbolli dhe volejbolli nuk është se u veçuan me ndonjë sukses të kombëtareve ose klubeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit