Gjatë vitit 2016 në sektorin e shëndetësisë nuk ka pasur zhvillime të shumta pozitive. Edhe gjatë këtij viti shëndetësinë e kanë përcjellë shumë sfida.
Ligji për Sigurime Shëndetësore i miratuar në vitin 2007 asnjëherë nuk hyri në fuqi,premtimet për sigurimet shëndetësore datojnë qysh herët, por është pritur që këto sigurime do të fillojnë së zbatuari në vitin 2016.
As në këtë vit nuk pati lëvizje në këtë drejtim, ndërsa pritet që në janar të vitit 2017 të filloj mbledhja e premiumeve.
Rasti i “Stentave” në vitin 2016 ishte temë diskutimi. Qysh në fillim të vitit kardiologët nisën një grevë duke kundërshtuar hetimet e bëra nga Prokuroria. Ndërsa nga mesi i vitit u ngrit aktakuza për 64 persona.
Njëri ndër mjekët më të përfolur në aferën e “Stentave” Daut Gorani gjithë këtë proces tha se e sheh si selektiv, ndërsa shpresoi që gjykata ta trajtojë sa më shpejt këtë rast.
Mjekët e sektorit publik akuzohen në këtë proces së në këmbim të pagesës dërguan për trajtim nëpër spitale private, pacientë që vinin për t’u kuruar në spitalet shtetërore.
Pas ngritjes së aktakuzës u shkarkuan e dhanë dorëheqje shumë mjekë me pozita menaxheriale.
Në korrik të këtij viti plasën edhe ankesa të tjera nga mjekët të cilët thanë se konkursi i sivjetmë në QKUK është përcjellë me shumë parregullsi duke përfshirë edhe punësimin e njerëzve të afërt me politikën.
Në Klinikën e Alergologjisë me Imunologji u pranuan mjekë të afërm politikisht me ministrin e Shëndetësisë Imet Rrahmanin.
Përveç këtyre mjekëve, pakënaqësi kanë pasur edhe specialistët e specializantët dhe mjekët e rinj kandidatë për specializantë.
Të parët kërkonin vende të punës, të dytët kërkonin paga për punën që e bënin dhe të tretit kërkoni të përfshiheshin në listën e specializantëve të rinj, pasi që kishin mbetur jashtë duke qenë më të përgatitur se disa nga ata që ishin pranuar.
Gjatë vitit 2016 Ministria e Shëndetësisë disa herë u mbush me policë pasi që mjekët mbyllën dyert duke kërkuar takim me Ministrin Imet Rrahmani.
Mjekë me përgatitje jashtë vendit thanë se janë sabotuar në punë pasi që atje sipas tyre perveç vështirësive që kanë me kushtet, mungon edhe bashkëpunimi i mirëfilltë ndërkolegial.
Perveç problemeve me punësim, mjekët janë ankuar se nuk ka pasur furnizim të rregullt me gjëra elementare si me dorëza josterile për çka i kanë përdorur ato sterilet për ekzaminime të zakonshme, të cilat kushtojnë shumë më shtrejtë.
Ka pasur mungesë të mantelëve sterilë për çka mjekët kanë ngritur alarm se nuk mund të hyjnë në salla të operimit.
Mungesa e barnave dhe materialeve harxhuese ka qenë problem i vazhdueshëm. Klinika Maksilofaciale ka shprehur pakënaqësinë e saj për mosfurnizim me pllaka për operim, kjo klinikë i ka marrë pllakat nga pacientët gjermanë të cilët veç i kanë përdorur më parë ato (marrja e këtyre pllakave nuk ka rrezikuar shëndetin e qytetarëve).
Në ndërkohë që kishte mungesa të vazhdueshme në spitalet publike, në Ministrinë e Shëndetësisë janë blerë dy piktura në vlerë prej 760 eurosh për zyrën e zëvendësminitrit Izet Sadiku.
Në muajin korrik filloi ndërtimi i emergjëncës së re, aty u tha se përveç ndërtimit të objektit të ri parashihen edhe investime në aparaturë moderne mjekësore dhe trajnim të stafit.
Ndërtimi i Klinikës së re Emergjente po bëhet në oborrin e QKUK-së, në hapësirën mes Klinikës së Onkologjisë dhe asaj të Ortopedisë.
Gjatë verës në të gjitha spitalet rajonale dhe në QKUK ka pasur mugnesa të vazhdueshme të serumit kundër kafshimit të gjarprit, qytetarë të shumtë kanë raportuar në KALLXO.com se spitalet kanë punuar duke u kombinuar me spitalet e tjera dhe në shumicën e rasteve duke pasur vetëm një apo asnjë serum në rezervat e tyre.
KALLXO.com raportoi se më 1 qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, të vegjlit patën porosi që gjatë trajtimit nga mjekët t’u respektohen të drejtat.
Ndërsa në korrik u raportuar se një fëmije iu refuzua trajtimi me arsyetimin e mjekut se ai fëmijë nuk mbijeton. /KALLXO.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City