LAJMI I FUNDIT:

Viti që ‘vodhi’ shumë legjenda, futbollistët më të mëdhenj që u pensionuan në vitin 2017 (Foto)

Viti që ‘vodhi’ shumë legjenda, futbollistët më të mëdhenj që u pensionuan në vitin 2017 (Foto)

Viti 2017 do të mbahet në mend edhe si një nga vitet që ‘pensionoi’ shumë legjenda, pasi lojtarë të mëdhenj të futbollit botëror si Xavi Hernandez, Francesco Totti, Philipp Lahm, Frank Lampard, Xabi Alonso, Andrea Pirlo dhe Kaka vendosën t’i varin këpucët në gozhdë.

Për vite me radhë dhuruan emocione me lojën e tyre. Gola, asistime, ndërhyrje, kartonë, por edhe shumë trofe dhuruan e fituan gjatë karrierës së tyre të bujshme.

Po flasim për disa nga lojtarët më të mëdhenj të botës së futbollit që në vitin 2017 vendosën të pensionohen dhe të t’i varin këpucët në gozhdë.


Tituj të ligave të ndryshme evropiane, Kupa të Botës, Kupa të Evropës, Liga të Kampionëve, por edhe shumë trofe tjerë individual dhe ekipor u fituan nga legjendat si Xavi Hernandez, Francesco Totti, Philipp Lahm, Frank Lampard, Xabi Alonso, Andra Pirlo, Kaka dhe shumë të tjerë që vendosën ta lënë futbollin këtë vit.

Më poshtë Telegrafi u sjell në përpikëri dhe në fjalë historitë e shkurtra të lojtarëve që vendosën për pensionim në vitin që lamë pas.

Philipp Lahm

Philipp Lahm (Getty Images)

Mbrojtësi gjerman ka lindur më 11 nëntor 1983 në Munich. Gjithë karrierën e tij e ka kaluar te Bayern Munichu, përveç dy sezoneve që ishte i huazuar te Stuttgarti. Me bavarezët ka plot 517 ndeshje të zhvilluar, teksa ka fituar thuajse gjithë titujt e mundshëm ekipor në Gjermani dhe Evropë. Lahm gjithashtu ka fituar edhe Kupën e Botës me Kombëtaren Gjermane duke qenë edhe kapiten i ekipit kombëtar për shumë vite. Lahm, padyshim se është një nga legjendat më të mëdha gjermane në histori.

Francesco Totti

Francesco Totti (Getty Images)

Sulmuesi italian ka lindur më 27 shtator 1976. Gjatë gjithë karrierës ka luajtur vetëm për skuadrën e Romës, duke u bërë ikonë e kësaj skuadre. Totti ka luajtur plot 786 ndeshje për Romën, duke shënuar edhe 307 gola. Me Giallorossët ka fituar Serie A, Kupën e Italisë, Superkupën e Italisë, teksa edhe me Kombëtaren Italiane ka lënë gjurmë duke fituar Kupën e Botës më 2006.

Andrea Pirlo

Andrea Pirlo (Getty Images)

Mesfushori italian ka lindur më 19 maj 1979. Në karrierën e tij të gjatë, Pirlo ka luajtur për tri skuadrën më të mëdha italiane: Inter, Milan dhe Juventus, teksa ishte pjesë edhe e skuadrës së Brescias, Regginës dhe New York City FC. Italiani ka luajtur plot 756 ndeshje më këto skuadra dhe ka shënuar 73 gola. Ka fituar disa herë titullin e Serie A, Kupën e Italisë, Superkupën e Italisë, Ligën e Kampionëve dhe disa tituj tjerë ekipor. Pirlo edhe me kombëtaren Italiane ka lënë gjurmë duke fituar Kupën e Botës në vitin 2006.

Xavi Hernandez

 Xavi Hernandez (Getty Images)

Mesfushori spanjoll ka lindur më 25 janar 1980. Gjatë karrierës së tij të bujshme ka luajtur vetëm për Barcelonën dhe skuadrën Al Sadd për vetëm dy sezone. Me gjigantin katalunas, Xavi ka luajtur plot 767 ndeshje duke shënuar 85 gola dhe a fituar gjithë trofetë e mundshëm ekipor, ku nga disa herë ka fituar La Liga, Kupën e Spanjës, Superkupën, Ligën e Kampionëve, Superkupën UEFA dhe botërorin e Kubeve. Xavi ka pasur sukses të madh edhe me Kombëtaren e Spanjës duke fituar dy tituj të Kampionatit Evropian dhe një Kupë të Botës.

Xabi Alonso

Xabi Alonso (Getty Images)

Mesfushori spanjoll ka lindur më 25 nëntor 1981. Gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadra të mëdha evropiane si Liverpool, Real Madrid dhe Bayern Munich, teksa ka luajtur edhe për Real Sociedadin dhe Eibarin. Alonso ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, me Reds dhe Realin. Ka fituar edhe një herë La Ligan dhe tri herë Bundesligan, Kupat e tri shteteve respektive dhe shumë tituj tjerë ekipor. Xabi gjithashtu ka fituar shumë edhe me Kombëtaren e Spanjës, duke u stolisur dy herë me titullin Kampion i Evropës dhe një herë Kampion i Botës.

Frank Lampard

Frank Lampard (Getty Images)

Mesfushori anglez ka lindur më 20 qershor 1978. Me skuadra zhvilluar plot 913 ndeshje në karrierë dhe ka shënuar plot 274 gola. Karrierën më të madhe e ka kaluar te Chelsea, ku ka fituar gjithë trofetë ekipor, nga Liga Premier, Kupa e Anglisë, FA Cup, Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe trofe tjerë ekipor. Lampard gjithashtu ka luajtur edhe për West Ham Unitedin, Swansean, Manchester Cityn dhe Neë York City FC. Mesfushori ka luajtur për shumë vite me Kombëtaren e Anglisë, por ka dështuar të fitoj ndonjëherë Kampionatin Evropian apo Botëror.

Dirk Kuyt

Dirk Kuyt (Getty Images)

Sulmuesi holandez ka lindur më 22 korrik 1980. Ka pasur karrierë të gjatë futbollistike duke luajtur për skuadra të mëdha si Feyenord, Liverpool dhe Fenerbahce, por edhe për skuadra tjera si Quick Boys dhe Utrecht. Gjatë karrierës ka zhvilluar plot 799 ndeshje dhe ka shënuar 295 gola, teksa ka fituar edhe kampionatet në Holandë dhe Turqi dhe Kupat në këto dy shtete dhe Angli. Kuyt ka luajtur për shumë vite edhe me Kombëtaren e Holandës, por suksesi më i madh ishte vendi i dytë në Kupën e Botës në vitin 2010 dhe vendi i tretë më 2014.

Kaka

Kaka (Getty Images)

Mesfushori me tipare sulmuese brazilian ka lindur më 22 prill 1982. Karriera e tij me ekipe ishte e pasur duke zhvilluar plot 654 ndeshje dhe ka shënuar 208 gola. Kaka ka luajtur për skuadra të mëdha si Milani dhe Real Madridi, ku me italianët ka fituar të gjithë tituj ekipor si Serie A, Kupa e Italisë, Superkupa e Italisë, Liga e Kampionëve dhe trofe tjerë të rëndësishëm, teksa edhe me spanjollët ka fituar kampionatin dhe Kupën. Kaka ka pasur karrierë të bujshme edhe me Brazilin, ku ka arritur të fitojë Kupën e Botës në vitin 2002 dhe është fitues i çmimit më të madh individual për futboll, Topi i Artë.

Maxwell

Maxwell (Getty Images)

Mbrojtësi brazilian ka lindur më 27 gusht 1981. Karriera e tij me skuadra ishte shumë e pasur duke luajtur për ekipet ndër më të mëdha në Evropës si Ajaxi, Interi, Barcelona e Paris Saint-Germain dhe në Brazil me Cruzeiron. Maxwell ka zhvilluar 525 ndeshje dhe ka arritur të fitojë titujt dhe Kupat e të gjitha shteteve që ka luajtur, teksa ka arritur të fitojë edhe Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube. Maxwell ka qenë edhe reprezentues i Brazilit.

Të tjerë:

Në vitin 2017 janë pensionuar edhe lojtarë tjerë që kanë bërë karrierë të gjatë në futboll si: Tom Starke, Julio Cesar, Martin Demichelis, Michu, Ze Roberto, Ronaldinho, Thomas Rosicky. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Ndërkombëtare
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Premier League
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L'Equipe thotë se situata është komplekse

Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L'Equipe thotë se situata është komplekse

Ndërkombëtare
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Kalo në kategori