Viti i fitores, viti i suksesit, viti i arritjeve…
Pas liberalizimit të vizave me vendet e Bashkimit Evropian, aspirata të tjera janë në vëmendjen e qeverisë shqiptare për t’u realizuar në një kohë sa më të shkurtër. Mbështetja e opozitës është shumë e domosdoshme, pasi nëse ajo nuk do jetë bashkëpunuese dhe ofruese e zgjidhjeve të domosdoshme për integrimin e Shqipërisë, normalisht që proceset e ardhshme do jenë edhe më të ndërlikuara. Kjo do të thotë, që edhe pse punës së paepur me të cilën qeveria shqiptare prezantohet përballë monitoruesve perëndimorë, do jetë jo e pamjaftueshme për të arritur në integrimin e duhur dhe ambicioz të Shqipërisë, nëse edhe pjesa tjetër e politikës shqiptare nuk vepron me maturi dhe pjekuri politike. Opozita duhet të ulet në tavolinë me Partinë Demokratike dhe të gjejë zgjidhje, jo për G99-shat, por për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët meritojnë shumë më shumë.
Pas suksesit të hyrjes në NATO, pas suksesit të arritjes së heqjes së vizave për shqiptarët, suksesi i padiskutueshëm i radhës, për të cilin edhe diaspora shqiptare do të jetë ndihmëse si përherë me strukturat e krijuara, do jetë pa dyshim vazhdimi i reformave të nisura. Votëbesimi i datës 8 maj 2011 që shqiptarët do ja dedikojnë totalisht vetëm një njeriu, Prof. dr. Sali Berisha, do mundësojë vazhdimin e projekteve gjigante, duke e dërguar vendin në hapa të sigurt drejt evropianizimit të mëtejshëm në të gjitha sferat jetësore.
Viti 2011 do njohë kryetarë bashkish dhe komunash, shumica të propozuara nga mazhoranca qeverisëse aktuale. Zonat e veriut, me në krye Shkodrën do jenë përsëri bastion stabil dhe forcues i selisë blu. Ndërsa, nga ana tjetër priten zhvillime të reja nga Shqipëria e mesme dhe ajo e jugut. Më i rëndësishëm është fakti, që kryeqytetasit do të kenë në krye të tyre një djalë sa të mbarë aq edhe të zotin në drejtimin dhe menaxhimin e punëve. Lulzim Basha do jetë i besuari i PD-së për kryeqytetin, duke e gëzuar këtë parti me ardhjen në pushtet pas shumë e shumë vitesh. Nga jugu, Vlora dhe bashki të tjera mund të jenë kyçe për Partinë Demokratike. Në këto vite, Prof. dr. Sali Berisha ka premtuar shumë dhe ka tejkaluar premtimet e tija dhënë banorëve të zonave jugore të Shqipërisë. Shqiptari e shlyen “borxhin” shumë shpejt, menjëherë sa i jepet mundësia. Tashmë erdhi koha, kështu që shqiptarët dhe shqiptaret në çdo kënd të Shqipërisë fërkojnë duart për këtë vit të ri, i cili do jetë “Viti i fitores, Viti i suksesit, Viti i arritjeve…”
(Autori është kryetar i degës së PD-së në Gjermani)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit