Norbert Jokl (1877-1942) është hebreu që konsiderohet si Babai i Albanologjisë. Ai pati krijuar një bibliotekë albanologjie e indogjermanistike me rreth 3,000 ekzemplarë libra, të cilat donte t’ia dhuronte Shqipërisë. Por, dëshira e tij nuk përmbushet, pasi arrestohet në Vjen dhe dërgohet në një kamp përqendrimi në Rigë të Letonisë, ku edhe vdes më 1942, transmeton Telegrafi.
Sipas studiuesit Robert Elsie, Jokl kishte mësuar shqip me Gjergj Pekmezin (1872-1938) dhe me shqiptarë të tjerë në Vjenë. Përmes këtyre kontakteve kishte bërë edhe incizimin e parë të gjuhës shqipe në Ballkan.
Elsie për këtë ka thënë: “Në pranverën e vitit 1914, Norbert Jokli dëgjoi për një grup shqiptarësh pastiçerësh që punonin në Hungari. Pa humbur kohë, u nis për t’i takuar dhe për të bërë shënime gjuhësore për dialektin e tyre. Me mbështetjen e Komisionit për Ballkanin të Akademisë Austriake të Shkencave, Jokli e ftoi njërin prej punëtorëve, një Mustafa Abdyli (lindur me 1876) nga Vrapçishta e Gostivarit (Maqedoni), në Vjenë për një muaj, për një incizim zanor të gjuhës së tij në Arkivin Fonogramik aty”.
Ky incizim i kryer më 4 prill 1914 është dokumenti më i hershëm zanor i gjuhës shqipe nga Ballkani.
Incizimi mbi një pllakë të vjetër dylli ruhet në Arkivin Fonogramik të Akademisë së Shkencave të Austrisë.
Në këtë incizim Mustafa Abdyli tregon përrallën “Pela dhe Ujku”: “Paska një pelë një vakët. E pela dalka e shkuaka prej shtëpisë, e shkuaka e kullotka. Kullotka e ardhka në shtëpi. Prej shtëpisë del e shkon në fushë. E kulloten si kulloten e shkon në fushë si shkon në fushë. E u çuaka pela e mbajka katërmbëdhjetë muaj. Katërmbëdhjetë muaj i ardhka vakti me pjell. Pjellka e u bëka mazi. Si u ba mazi, kana rrit. Si kana rrit shkuaka pela e kullotka në fushë. E kullotka e ardhka në shtëpi. E del prej shtëpisë e shkon në fushë. Prej fushe kulloten e vjen në shtëpi. Si vjen në shtëpi e i thot mazit: A kur të dal prej derës unë e ta ma çelish derën. Thotë e del e shkon në fushë. E vjen në fushë, prej fushe e thot: Pelo pelo çilma derën se të kam pru bar, kashtë tagji. Pela mazi e çelën. Hynë brenda. Si hynë brenda, bahet ditë kana, natë kana ditë”.
Për më shumë, dëgjojeni incizimin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPortreti që frymëzoi Shekspirin të shkruante Othellon
Ana Komnena për zbarkimin e vikingëve në Durrës: Libri ku “për herë të parë” përmenden shqiptarët!
Karnavalet, origjina dhe domethënia
“Procesi”
Udhëtim nëpër fjalorin e Kosovës
Filmi i vitit 1974 i cili sot është më aktual se dikur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin