Zogjtë kanë nevojë për vitamina; ato mund t’u jepen nëpërmjet ushqimit (fruta, perime, bimë, farëra...) ose në formën e pikave që u hidhen në ujin e pijshëm. Me përjashtim të rasteve të sëmundjes apo mungesave të rënda te vitaminave, vitaminat nuk u jepen nëpërmjet sqepit (me zogjtë e vegjël, një gjë e tillë është e vështirë dhe delikate).

Komplekset e vitaminave të zogjve përmbajnë vitamina të tjera pa vitaminën C, të cilat shpërbëhen më ngadalë në ujin e pijshëm (sidomos kur ai është mineral) dhe e ruajnë efektshmërinë e tyre. Megjithatë rekomandohet që uji të ndërrohet çdo ditë.


original

Nuk ka një konsensus të përgjithshëm për vitaminat. Disa specialistë nuk rekomandojnë perime, por vetëm vitamina me pika të hedhura në ujin e pijshëm, gjë që i mbron nga sëmundjet, sidomos nga diarreja. Të tjerë specialistë nuk rekomandojnë ujin, por vetëm vitaminat e marra nëpërmjet ushqimeve, ndërsa të tjerë mbajnë qëndrim të mesëm: kurën me perime dhe vitamina. Megjithatë, në periudha sëmundjeje, riprodhimi apo ndërrimi të puplave, rekomandohet dhënia e vitaminave me pika.
/Telegrafi/