LAJMI I FUNDIT:

Vitaminat për zemrën, mënyrat më të mira për t’i marrë nëpërmjet ushqimit

Vitaminat për zemrën, mënyrat më të mira për t’i marrë nëpërmjet ushqimit

Suplementet e vitaminave po bëhen gjithnjë e më popullore në mesin e njerëzve që kërkojnë doza të shpejta të këtyre ushqyesve të nevojshëm

Shumë prej tyre i marrin edhe për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Megjithatë, studimet shkencore konfirmojnë se marrja e këtyre ushqyesve shtesë nuk luan asnjë rol në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Studimet pohojnë se ulja e këtij rreziku mund të arrihet falë zgjedhjeve të zgjuara e të shëndetshme në ushqyerje. Të dhënat rekomandojnë disa hapa të thjeshtë në përmirësimin e regjimit ushqimor për të përmirësuar shëndetin e zemrës:

Konsumit të rregullt të peshqve të pasur me acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë D siç janë peshku ton apo salmon; Ngrënia çdo ditë e arrorëve si arrat apo bajamet; Ushqyerja me perime me ngjyrë të kuqe, portokalli dhe të verdhë siç janë karotat dhe specat. Ato janë të pasura me vitamina të shëndetshme për zemrën dhe fibër; Konsumi i fasuleve me ngjyrë të errët të cilat janë të pasura me vitaminë B, fibër dhe minerale të tjera të vyera; Ngrënia e brokolit të freskët dhe pak të gatuar për të marrë më shumë vitaminat C dhe E.

Pirja e një gote me verë të kuqe herë pas here dhe ngrënia e çokollatës së zezë me të paktën 70 përqind kakao.

Ngrënia e pesë racioneve me fruta dhe perime në ditë është e domosdoshme për shëndetin e zemrës. Në mëngjes mund të konsumoni një racion frutash dhe perimesh dhe më pas të konsumoni disa të tjerë gjatë vakteve. Përzgjedhja e tyre është tërësisht në dorën tuaj.

Studimet kanë treguar se një aktivitet fizik për 60 deri në 90 minuta në javë e ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 50 përqind. Cilësia e gjumit është shumë e rëndësishme për zemrën. Ndonëse nevojat për gjumë të njerëzve janë të ndryshme, synoni të flini 8 orë gjumë të mirë dhe pa shqetësime. /KP

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori