LAJMI I FUNDIT:

Vitamina D, e domosdoshme për një performancë më të mirë të penisit

Vitamina D, e domosdoshme për një performancë më të mirë të penisit

Mungesa e vitaminës së rrezeve të diellit mund të rezultojë në performancë të dobët në dhomë të fjetjes.

Hulumtimet e reja nga Italia sugjerojnë se nivelet e vogla të vitaminës D e rrisin rrezikun e disfunksionit erektil, transmeton Telegrafi.


Kur hulumtuesit i kanë testuar 143 meshkuj me shkallë të ndryshme të disfunksionit erektil, ata kanë zbuluar se thuajse gjysma e tyre kishin pasur mungesë të vitaminës D, ndërsa vetëm një në pesë kishin pasur nivele optimale të kësaj vitamine.

Gjithashtu, meshkujt me raste të ndryshme të disfunksionit erektil kishin pasur nivele të vitaminës D të cilat kishin qenë rreth 24 për qind më të vogla sesa të meshkujve me forma më të lehta të kësaj sëmundje.

Nivelet e vogla të vitaminës D mund ta nxisin prodhimin e rrezatimeve të lira të quajtura jone superokside, të cilat e sosin oksidin nitrik – molekulë e cila i ndihmon enët tuaja të gjakut të funksionojnë siç duhet.

Rezultat i këtij procesi? Epo, e keni më të vështirë të keni një ereksion!

Oksidi nitrik bën që enët e gjakut të relaksohen, dhe kjo e rrit rrjedhën e gjakut dhe mundëson ereksionin në rrethana normale.

Por, pa sasinë e nevojshme të acidit nitrik, enët e gjakut mund të mos relaksohen mjaftueshëm për të pasur ereksion.

Nëse vuani nga disfunksionit erektil, mirë është të kërkoni nga doktori t’jua matë nivelet e vitaminës D. /Telegrafi/