Deputeti i LDK-së, Visar Hoti ka akuzuar kolegun e tij nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqin për sulm verbal sot në hyrje të Kuvendit, duke i thënë se nuk guxon asnjëherë t’ia përmend emrin e tij.
Visar Hoti ka thënë se Shpejtim Bulliqit i ka penguar fjalimi i tij i mbrëmshëm rreth raportit të auditimit për Komunën e Podujevës.
“Ju njoftoj se sot derisa po hyrja në Kuvendin e Kosovës nga hyrja e deputetëve, jam përballur nga një sulm verbal nga deputeti Shpejtim Bulliqi i VV-së… Derisa po kaloja procedurat e sigurisë, jemi takuar me Bulliqin, i cili pasi e kam përshëndetur me mirësjellje sikurse edhe të tjerët, më është kthyer me kërcënim verbal që të mos ia përmend emrin asnjëherë në Kuvend duke e përsëritur atë disa herë. Kjo kërkesë është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, sepse është sjellje jo parlamentare… Deputeti Bulliqi nuk e di çka po e pengon kur ia përmendi emrin. Nëse dëshiron të më izolojë nga puna ime për Podujevën, do të gabohet rëndë… Deputetit Bulliqi i kishte penguar fjalimi im për raportin e auditimin për Podujevën, i cili demantonte pohimet e Bulliqit se ky raport ishte i keq sa i përket performancës së kësaj komune”, tha Hoti, përcjell KP.
Ai tha se e gjithë kjo çështje të përfundojë me një kërkim-falje nga ana e deputetit Bulliqi dhe që atij t’i shqiptohet masa e sjelljes jo parlamentare.
E shefi i GP të LVV Rexhep Selimi ka marrë fjalën në mungesë të Bulliqit që nuk ndodhej në sallë për shkak të aktiviteteve në Komunën e Podujevës, ka kërkuar që debati parlamentar të mos shndërrohet në temë të zgjedhjeve elektorale, derisa shtoi se deputeti Bulliqi nuk ka pasur asnjë qëllim kundër kolegut të tij nga radhët e LDK-së.
“Nëse ka nevojë për debat elektoral, t’ia lëmë fushatës elektorale atje dhe ne si deputet kemi mjaft tema për t’i çuar përpara. Ne edhe njëherë sigurojmë zotin Hoti se asnjë nga deputetët tanë, as deputeti Bulliqi nuk ka asnjë qëllim tjetër përveç qëllimit si deputet këtu”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel – por a do të ndodhë një i tillë?
Turizëm në katër stinë – si ka ndryshuar trendi në Shqipëri vitet e fundit
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare