LAJMI I FUNDIT:

Virus apo COVID? Pas rritjes së rasteve me grip, flet epidemiologu nga Tirana

Virus apo COVID? Pas rritjes së rasteve me grip, flet epidemiologu nga Tirana

Muaji janar ka sjellë dhe një shtim të rasteve të prekura nga virozat në mbarë vendin.

Reklama

Në një intervistë të dhënë për Euronews Albania, epidemiologu Artan Simaku, tha se nuk ka asnjë arsye për tu shqetësuar, pasi kjo është një situatë e zakonshme e virozëve të stinës.

Ai tha se rritja e rasteve është shkaktuar si pasojë e gripit dhe jo virusit COVID-19.

Epidemiologu shtoi se karakteristike e gripit është zgjatja e temperaturës më shumë se coronavirusi.

“Jemi në një situatë të zakonshme të virozëve të stinës. Në lidhje me COVID-in vërehet një trend i qëndrueshëm i numrit të rasteve, por me një prirje të lehtë në rritje, pasi po hyjmë në pikun e stinës së dimrit. Ajo që është karakteristike në këtë periudhë, është mbizotërimi i gripit. Në vitin e parë të pandemisë gripi nuk ka qarkulluar fare, edhe në vitin e dytë, ndërsa tani po qarkullon njësoj si përpara pandemisë. Gripi po qarkullon jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë kontinentin evropian. Janë dy gripa që qarkullojnë, gripi A dhe gripi B. Në fillim qarkullonte në moshat pediatrike dhe tani prek të gjithë popullatën”, ka thënë ai.

Sipas tij, karakteristikë e gripit është temperatura që zgjat më shumë se COVID-i.

“Nuk janë variante të COVID-it”, tha mjeku. /Euronews/Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia kishte pretenduar se disa shtete 'ç’njohën' Kosovën, Osmani takon liderët e tyre – konfirmohet njohja e shtetit e marrëdhëniet diplomatike

Serbia kishte pretenduar se disa shtete 'ç’njohën' Kosovën, Osmani takon liderët e tyre – konfirmohet njohja e shtetit e marrëdhëniet diplomatike

Lajme
Pavarësisht kritikave se po ndërhyn në zgjedhjet e Zvicrës, Kurti merr pjesë në organizimin e SP-së

Pavarësisht kritikave se po ndërhyn në zgjedhjet e Zvicrës, Kurti merr pjesë në organizimin e SP-së

Lajme
Integrim para anëtarësimit të vendeve kandidate në BE

Integrim para anëtarësimit të vendeve kandidate në BE

Lajme
Fjalimi i Vuçiqit në OKB, analistët: Serbia e ka shkelur marrëveshjen e Brukselit, të merren masa nga ndërkombëtarët

Fjalimi i Vuçiqit në OKB, analistët: Serbia e ka shkelur marrëveshjen e Brukselit, të merren masa nga ndërkombëtarët

Elfije Boletini
Aliu publikon pamje nga ndërtimi i rrugës Prishtinë - Podujevë: Punimet janë intensifikuar në të gjitha llotet

Aliu publikon pamje nga ndërtimi i rrugës Prishtinë - Podujevë: Punimet janë intensifikuar në të gjitha llotet

Lajme
Babai i Dritan Goxhajt: Djali im është i qetë dhe i bindur që nuk do të ekstradohet

Babai i Dritan Goxhajt: Djali im është i qetë dhe i bindur që nuk do të ekstradohet

Lajme
Kalo në kategori