Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka vlerësuar situatën e përgjithshme të sigurisë në vend të qetë.
Ajo, gjatë një konference me gazetarë sot në Mitrovicë, tha se nuk ka ndonjë paralele të ngjashme në mes të situatës në Kosovë dhe asaj që po mbretëron aktualisht në botë, ndërsa ka bërë thirrje që secili të kontribuojë për qetësimin e situatës këtu.
“Është përgjegjësi e përbashkët që të sigurojmë që gjendja të mbetet e qetë. Nuk shohim asnjë tregues të ndonjë provokimi nga asnjëra anë. Kisha dashur që t’i marr këto fakte parasysh dhe nuk kisha dashur të ketë insinuata që kjo gjendje të jetë më e përkeqësuar ose të kemi ndonjë lloj dhune. Do të thotë faktet se nuk ka provokime dhe tensione, na bëjnë që të punojmë të gjithë së bashku dhe mos ta keqpërdorim çfarëdo lloj fjale edhe nëse janë brutale, do të thotë nuk shohim ndonjë paralele të situatës në mes të gjendjes këtu dhe në botë”, ka thënë von Cramon.
Në lidhje me liberalizimin e vizave dhe integrimin në BE, ajo theksoi se gjithçka varet nga dialogu Kosovë-Serbi. Sipas saj, në Bruksel ka interes të jashtëzakonshëm për rezultat, pasi do t’i hapte rrugën Kosovës për integrim evropian, teksa nuk ka precizuar ndonjë datë kur mund të përfundojë dialogu.
“Çfarëdo marrëveshje sa më parë që të jetë e mundur, me njohje të përbashkët, do ta hapte derën për integrime evropiane. Mendoj se kjo është më e rëndësishmja në këtë moment. Nuk mund të flas për Prishtinën dhe as për Beogradin, por e di që në Bruksel ka interes të jashtëzakonshëm për të parë rezultate sa më parë që është e mundur. Kur flasim do të thotë për negociata teknike apo bisedime, ka pasur një lloj përparimi, por a jemi të gatshëm në këtë pikë apo do ta shpallte dikush ndonjë datë, unë nuk besoj që dikush mundet”, potencoi von Cramon.
Eurodeputetja ka përsëritur faktin se janë në përpjekje të arritjes të rezultateve të theksuara sa i përket dialogut, në mënyrë që Kosova të ecën përpara.
“Nëse kemi progres në kuptimin e dialogut, hapat tjerë për çfarëdo integrimi evropian që mund t’i jepet Kosovës, mirëpo deri tani jemi duke u munduar për disa rezultate të theksuara dhe produktive sa i përket dialogut, para se të kalojmë në hapat tjerë”, tha ajo.
Cramon foli edhe rreth ngecjes së procesit të hapjes së urës kryesore në Mitrovicë, duke thënë se ju takon të dyja palëve që sa më parë të gjejnë një zgjidhje të përbashkët.
Ndryshe, von Cramon gjatë qëndrimit në të dyja pjesët e qytetit të Mitrovicës, ka takuar kryetarin Bedri Hamza dhe përfaqësues të shoqërisë civile, por jo edhe përfaqësues të pushtetit lokal të Mitrovicës Veriore, të cilët refuzuan një takim të tillë. /Kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës