Vinicius Junior ka reaguar pas fitores së madhe të Real Madrid në derbin ndaj Atletico Madrid (3-2), duke theksuar dominimin e skuadrës së tij gjatë ndeshjes.

Braziliani shkëlqeu me dy gola në këtë ndeshje, ku njëri prej tyre ishte spektakolar, që doli të ishte i fitores.


“E kontrolluam lojën që nga fillimi. Edhe pse pranuam gol, vazhduam të përmirësohemi dhe të punojmë fort për ndeshje të tilla”.


telegrafi.com

“Merita i takon të gjithëve – trajnerit, lojtarëve dhe tifozëve. Ky është rezultat i punës që kemi bërë gjatë gjithë javës”, deklaroi Vinicius.

Vinicius vuri në pah edhe vazhdimësinë e rezultateve pozitive, sidomos fitoren ndaj Man Cityt.

“Shkuam në Manchester, fituam dhe mbrojtëm mirë, pastaj erdhëm këtu dhe bëmë një tjetër ndeshje të madhe”, shtoi ai.

Në fund, ai nuk e fshehu lumturinë: “Sot jam një madridist shumë i lumtur”.

telegrafi.com

Vinicius Junior ishte protagonisti kryesor i ndeshjes, duke i siguruar Real Madrid tri pikë shumë të rëndësishme në garën për titull. /Telegrafi/

telegrafi sport app