Në një ese Viktor Orban ankohet për “çoroditjen” e perëndimit. Ai është gati të luftojë BE-në, përhap teori konspirative, dhe shfaq mbështetjen për presidentin Donald Trump në fushatë.
Për shkak të pandemisë së coronavirusit, kryeministri hungarez, Viktor Orban duhet të hiqte dorë këtë herë nga skena e madhe.
Në vend të daljes si çdo vit në universitetin e verës, Baile Tusnad kryeministri nacional-konservator publikoi një ese programatike politike të hënën në gazetën ditore Magyar Nemzet.
Ai i thotë jo perëndimit liberal.
“Perëndimi e ka humbur atraktivitetin e tij nga pikëpamja e Europës Qendrore”.
Modelet jetësore të perëndimit liberal, të hapur ndaj botës dhe të lindjes së krishterë konservatore janë të papajtueshme me njëra-tjetrën.
Afrimet politike të të dy kampeve, si për shembull në Austri dhe Gjermani mes kristiandemokratëve dhe Të Gjelbërve, Orban i shikon si “pervertim”.
Botëkuptimet e ndryshme po e përçajnë edhe më shumë Bashkimin Europian në drejtimin e politikës ekonomike, sipas Orban.
Hungaria dëshiron së bashku me aleatët e saj në rajon të përqendrohet tek aftësia e konkurrencës në BE.
Shumica në Bruksel e pengon këtë konkurrencë, sepse ndër të tjera ata ndjekin qëllimet e klimës deri në “absurditet” dhe synojnë një shoqëri multikulturore, thotë ai.
Edhe politikën edukative të perëndimit e kritikon kryeministri hungarez, si të papajtueshme me shtetet e krishtera konservatore. “Qëllimi i arsimit tonë është që nga fëmijët tanë të bëhen patriotë, që traditat tona të trashëguara t’i japin më tej.” Shkollat duhet të konfirmojnë atë identitet seksual tek fëmijët ” të cilin krijuesi ua ka dhënë me lindjen”, dhe të mbrojnë fëmijët nga “ideologjia gjinore” dhe “propaganda e ylberit”.
Orban ashpërson tonin dhe përhap teori konspirative
Prej vitesh përsërit Orban dhe partia e tij Fidesz, se konservatorët europianë i kanë tradhtuar idealet e një Europe të krishterë. Si arsyetim, ai përdor të njëjta teori konspirative. Edhe në esenë e tij programatike, ai pretendon, se institucionet e BE i shërbejnë “George Sorosit dhe njerëzve të tij”, jo qytetarëve të Europës.
Miliarderi amerikan punon së bashku me “elitën e Brukselit”, “mediat ndërkombëtare” dhe “organizatat e shoqërisë civile të maskuara si OJQ” në shkatërrimin e shteteve kombëtare dhe qeverive nacional-konservatore.
Edhe teorinë e preferuar në qarqet ekstremiste të djathta të “shkëmbimit të popullsisë” e përdor Viktor Orban. Një “elitë globale” dëshiron të arrijë “shoqëri të përhapura me etni të përziera duke e përshpejtuar me ardhjen e emigrantëve.”
Javët e kaluara, Orban e ka ashpërsuar tonin ndaj kundërshtarëve të tij. Kjo mund të lidhet edhe me atë që në javët e fundit numri i rasteve me coronavirus në Hungari ka shënuar rritje.
“Orban ka shumë frikë se mos humbet popullaritetin nga pandemia e Coronës dhe kriza ekonomike”, thotë politologu, Peter Kreko nga Instituti i Budapestit, Political Capital në bisedë me Deutsche Wellen.
Edhe për këtë arsye ai e kufizoi në muajt e fundit lirinë e shtypit me kompetenca të posaçme në kuadër të pandemisë dhe shkurtoi fondet e opozitës, thotë Kreko.
Së fundmi grupet parlamentare në Parlamentin Europian kanë bërë të ditur, se buxheti i BE së bashku me miliardat për pandeminë do të miratohet, vetëm nëse lidhet me respektimin e rregullave të shtetit ligjor- Orban e shikon këtë në esenë e tij si “shantazh” dhe bën të ditur, se në këtë rast nuk do ta miratojë atë.
Por politologu Kreko nuk beson në veton e Orbanit. Ai ka interes për ndihmat e shpejta financiare të BE. Megjithatë marrëdhënia e Hungarisë me BE është e dëmtuar. Nga viti 2019, partisë Fidesz i është pezulluar anëtarësia në partitë popullore europiane, PPE.
Mbështetje për Donald Trump
Viktor Orban i kërkon aleatët në anën tjetër të Atlantikut. Në esenë e tij, ai deklaron si kryetari i parë i një qeverie të BE mbështetjen e tij për rizgjedhjen e Donald Trumpit.
“Imperializmin moral” të demokratëve amerikanë ai nuk e pranon, thotë Orban. Megjithë afrimin e Orbanit me Kinën e Rusinë, duket se marrëdhëniet me Uashingtonin po përjetojnë ditët më të mira.
Administrata e Trumpit ftoi Peter Szijjarto si të vetmin ministër të Jashtëm nga BE në nënshkrimin e marrëveshjes së afrimit mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit në Shtëpinë e Bardhë.
Në fund të ceremonisë, Szijjarto e propozoi Donald Trump për Çmimin Nobel të Paqes.
Politologu, Peter Kreko thotë, se Orban dhe Trump nuk janë të afërt vetëm në retorikë dhe nga ana politike.
“Brenda BE nuk ka shumë vetë që e mbështesin hapur politikën e Trumpit”.
Por në plan afatgjatë, afrimi i Orbanit me Kinën dhe Rusinë mund ta dëmtojë marrëdhënien me Trumpin.
Eksperti e vlerëson si “një ekuilibër të rrezikshëm dhe të brishtë” politikën e jashtme hungareze.
Pra shpallja e luftës perëndimit mund të jetë goditje me efekt prapaveprues për Orbanin, mendon politologu Kreko. Edhe nëse Trump i fiton zgjedhjet në nëntor. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri