LAJMI I FUNDIT:

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve

Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë Shqipërinë 69 armë zjarri, 40.119 fishekë, 30 granata, 56 krehëra, 23 ndezëse, 2 kallëpe tritol, 2 predha, 195 kapsolla detonatore si dhe 6 bomba tymuese.

Konkretisht në qarkun Kukës, janë dorëzuar 15 armë, 1103 fishekë, 16 krehër, 11 granata dhe 105 kapsolla detonatorë. Në Qarkun Tiranë, Komisariatet e Policisë Tiranë janë dorëzuar vullnetarisht nga banorët 10 armë zjarri, 4439 fishekë, 10 krehëra, 2 kallëpë tritol dhe 90 kapsolla detonatore.


Në Dibër, janë dorëzuar në Komisariatin e Policisë Dibër 8 armë zjarri, 7 krehra, 2184 fishekë, 5 granata, 22 ndezëse. Në Fier. janë dorëzuar 8 armë zjarri, 1180 fishekë, 4 granata dhe 11 krehra. Në Berat Janë dorëzuar 5 armë zjarri, 600 fishekë dhe 6 bomba tymuese.

Në Shkodër, dorëzohen nga banorët 5 armë zjarri, 4 krehra, 3250 fishekë, 2 granata dore. Në Durrës, janë dorëzuar 5 armë zjarri, 8 krehera ,525 fishekë dhe 2 granata dore. Në Korçë janë dorëzuar: 4 armë zjarri, 2 predha dhe 20 788 fishekë. Në Elbasan u dorëzuan vullnetarisht 4 armë zjarri dhe 2880 copë fishekë.

Në Gjirokastër, janë dorëzuar 3 armë zjarri, 1 granatë dore, 1 ndezëse granate dhe 3070 fishekë. Në Vlorë është dorëzuar 1 armë zjarri si dhe 60 fishekë. Në Lezhë është dorëzuar 1 armë zjarri, 40 fishekë dhe 5 granata.

Edhe njëherë Policia e Shtetit falënderon të gjithë ata banorë që kanë dorëzuar vullnetarisht armët dhe municionet luftarake si dhe iu bën thirrje të gjithë atyre që mbajnë armë pa leje t’i dorëzojnë ato brenda afatit të amnistisë 30 Prill 2017. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori