Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Lirohen hapësira në plazhin e Currilave, në plazhin e Spillesë dhe në Kepin e Rodonit, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme.


Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit sekuestrohen 169 komplete me çadra dhe shezlonë si dhe procedohen penalisht tre shtetas. /Telegrafi/