LAJMI I FUNDIT:

Vijnë televizorët e padukshëm

Vijnë televizorët e padukshëm

Televizorët me ekranin e “padukshëm” të rrafshët, kur janë të shkyçur, përshtaten tërësisht në enterierin në të cilin gjenden, së shpejti do të mund të gjendeshin në treg.

Këtë koncept me emrin Loewe Invisio e ka zhvilluar dizajnuesi Michael Friebe. Ai e sheh të ardhmen e pajisjeve televizive në sipërfaqen e pastër dhe të rrafshët pa kornizë, e cila përshtatet pothuajse në të gjitha mjediset.


“Si i pari i llojit të tij, Loewe Invisio është inovacion teknik i cili bën bashkë teknologjinë tradicionale LCD me teknologjinë e fundit TOLED. E para mundëson krijimin e pamjes shumë kualitative me riprodhim të lartë të ngjyrave dhe kontrastit”, ka sqaruar autori i konceptit. /Telegrafi/