LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët fitojnë Tuzin (Video)

Shqiptarët fitojnë Tuzin (Video)

Si asnjëherë më parë partitë politike shqiptare kanë themeluar Forumin Shqiptar për Komunën e Tuzit, i përbërë nga Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve.

Sipas gazetës Vijesti, koalicioni shqiptar “Malësia na bashkon” ka fituar rreth 50 për qind (3682 vota) të votave të numëruara deri tani.


DPS jozyrtarisht fitoi 2490 vota, përkatësisht 31 për qind, partia boshnjake 960, ose 12 për qind të votave.

Shqiptarët nisin kremtimin e fitores në Tuz
Lexo po ashtu Shqiptarët nisin kremtimin e fitores në Tuz

Socialdemokratët fituan 359 vota, 4.59% të votave, demokratët 236 dhe 3%, ndërsa SNP fitoi respektivisht 86 vota dhe 1%.

Ndërkohë që ende nuk janë shpallur rezultatet zyrtare preliminare për zgjedhjet e sotme lokale në Tuz, qytetarët shqiptarë kanë nisur në orët e mbrëmjes të kremtojnë fitoren e tyre.

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, në një bisedë thotë se sot është ditë historike, për çka u shpreh shumë entuziast, se pas shumë dekadave kjo komunë do të udhëhiqet nga shqiptarët.

“Kurrë më i gëzueshëm dhe kurrë zemrën më të plotë se kam pasur se sot. Është një energji është një entuziazëm që me të vërtetë populli shqiptar janë bashkuar në Malësi, për të mirën e kombit tonë dhe jo vetëm për një komunë. Sot nuk është në pyetje vetëm një komunë, por kombi jonë dhe detyrimi e borxhi qe kemi”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

Amerika
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Azia
Kalo në kategori