LAJMI I FUNDIT:

Vihet gurëthemeli i kompleksit banesor “Linda Premium Residence”, i cili do të përfshijë rreth 100 mijë metra katrorë

Vihet gurëthemeli i kompleksit banesor “Linda Premium Residence”, i cili do të përfshijë rreth 100 mijë metra katrorë

Në Lagjen “Veternik” të Prishtinës, sot është vënë gurëthemeli i kompleksit banesor “Linda Premium Residence”. Ky kompleks do të jetë një ndërtim modern dhe kualitativ, në të cilin banuesit e tij, do të gjejnë pamje dhe ndërtim me kualitetit evropian.

Pronari i “Al Trade Center”, Sokol Gashani, ka theksuar se përmes projektit “Linda Premium Residence”, synohet që kryeqytetit të Kosovës t’i ofrohet një kompleks banimi me standarde evropiane.


Sipas tij, projekti në fjalë përfshin rreth 100 mijë metra katrorë , më një investim  prej 60 milionë eurosh.

“Sot kemi filluar gurëthemelin e kësaj banese, në pjesën e Veternikut në Prishtinë. Qëllimi i këtij projekti është ndërtimi i një kompleksi me ndërtime që kanë standarde evropiane. Në të gjitha qytetet, por posaçërisht në kryeqytet, janë ngulfatur hapësirat nga ndërtimet, dhe ne kemi vendosur që ta ofrojmë këtë projekt. Derisa pjesa e ndërtimit është 40 për qind, hapësirat e gjelbëra shkojnë në 60 për qind. Kompleksi shtrihet në 3 hektarë hapësirë, e kalon 100 mijë metërshin, dhe kostoja e ka arritur vlerën prej 60 milionësh eurosh”, ka shtuar Gashani. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Një e-mail i dërguar nga një punëtore te Jeff Bezos zbulon mangësitë e sistemit të pagave, Amazon fillon hetimin

Një e-mail i dërguar nga një punëtore te Jeff Bezos zbulon mangësitë e sistemit të pagave, Amazon fillon hetimin

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

Ekonomi
Kalo në kategori