Një rast vjedhjeje është raportuar në veri të Mitrovicës gjatë mbrëmjes së 13 qershorit dhe mëngjesit të 14 qershorit, ku një qytetar mashkull ka qenë viktimë e grabitjes së portofolit nga vetura e tij.

Sipas policisë, viktima ka raportuar se nga vetura e tij me targa të Serbisë, persona të panjohur kanë hyrë dhe i kanë vjedhur portofolin, në të cilin ndodheshin dokumente personale, kartela bankare dhe një shumë parash në para të gatshme.


Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën kohore nga ora 21:00 e datës 13 qershor deri në orën 10:45 të datës 14 qershor.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet, ndërsa prokurori i rastit është njoftuar për procedurat e mëtejshme. /Telegrafi/