LAJMI I FUNDIT:

Vidhen 1212 kompjutera nga një vagon i trenit

Vidhen 1212 kompjutera nga një vagon i trenit

Dje ka ndodhur një vjedhje e rëndë nga vagoni i trenit, e cila ka qenë duke udhëtuar në relacionin Bogorodicë-Tabanovcë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas një kontrolli të mallrave serbe, agjentët doganor kanë vënë re se mungon bllokuesi dhe krahu i një vagoni ishte i hapur. Gjatë kontrollit në prani të zyrtarëve të doganave, sipas Ministrisë së Brendshme, është konfirmuar se janë humbur 52 kompjutera pa tv, marka “HP”.


Sipas dokumentacionit të tyre, në të njëjtin vagon duheshte të kishte gjithsej 42 kuti ose gjithsej 1212 kompjutera. Janë kryer intervista me personat e pranishëm në vendin e ngjarjes dhe ende nuk dihet vendi saktë se ku është bërë vjedhja e rëndë. /Telegrafi/