Shtëpia e Big Brother VIP Kosova mbrëmë nuk ka gjetur qetësi për shkak të Albës Pollozhani.

Konkurrentja u acarua pas videos së transmetuar në “Prime”, ku shihej ajo së bashku me Benitën duke diskutuar në një mënyrë që u perceptua si bullizim ndaj Elijonës.


Alba nuk pranoi të pranojë rolin e bullizeses, duke insistuar se nëse nuk publikohen videot e plota që tregojnë rrjedhën e saktë të ngjarjes, ajo do të largohet nga shtëpia. Për të qetësuar situatën, ajo u mbyll në dhomën e rrëfimeve, ku ishte edhe një psikologe e programit.


Nga dhoma e rrëfimeve, Alba u dëgjua duke bërtitur, një situatë që shkaktoi reagime të ndryshme nga banorët.

Klodiani komentoi me ironi: “E ka ba psikologen për me u pendu që ka zgjedh këtë punë”.

Ndërsa Bia shtoi me humor: “Psikologu ka nevojë për psikolog”.

Situata duket se ka ngritur tensione të forta brenda shtëpisë, ndërsa publiku dhe banorët mbeten në pritje të zhvillimeve të mëtejshme rreth qëndrimit të Albës. /Telegrafi/