LAJMI I FUNDIT:

Videoja e parë promovuese e Google Pixel 3 rrjedh online

Videoja e parë promovuese e Google Pixel 3 rrjedh online

Bazuar në të gjitha rrjedhjet dhe thashethemet, deri tani të gjithë e dijmë pak a shumë atë që mund të presim nga telefonët e ardhshëm të Google, Pixel 3 dhe Pixel 3 XL. Megjithatë, në rast se dëshironi të shihni më shumë “dëshmi”, duket se një video marketingu për Pixel 3 u shfaq online.


Videoja është ngarkuar në YouTube nga MySmartPrice, ku do të mund të shihni disa nga tiparet e telefonit. Vini re se titulli thotë Pixel 3 XL, por ky është në të vërtetë Pixel 3, pavarësisht që të dy telefonat do të jenë pak a shumë identik, përveç madhësive të tyre të ekranit, raporton Ubergizmo.

Video na udhëzon nëpër disa nga veçoritë e reja që mund të presim nga telefoni, si për shembull funksioni i navigimit të gjesteve që më parë u tha se do të aktivizohej automatikisht në Pixel 3. Në thelb, çfarë bën kjo është që në vend që të mbështeten vetëm në butona, përdoruesit mund të përdorin gjeste për të lundruar në telefonin e tyre.

Megjithatë, videoja nuk na tregon se çfarë mund të presim në lidhje me specifikat, as nuk ofron asnjë lloj konfirmimi të thashethemeve, por Google do të mbajë një ngjarje më 9 tetor ku pritet që të marrim të gjitha detajet zyrtare. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Kalo në kategori