Rita Ora dy ditë më parë (e enjte) festoi ditëlindjen e 30-të të saj.

Bukuroshja brune pati rastin që të festojë me familjarë e miq, por për shkak të pandemisë ajo pati mjaft kujdes.


Duket se dhuratat për të nuk kanë mbaruar, pasi sot (e shtunë) ajo është surprizuar nga një numër i madh i miqve.

Në një video të publikuar në rrjetin social Instagram, Rita ka ndarë një video ku shihen të famshëm ndërkombëtarë duke uruar atë.

Fillimisht janë dy prindërit e saj, ndërsa menjëherë pas tyre Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani dhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.

ritaora 127575583 478846226427360 1357961424685472628 n (Foto: Instagram)

Rita ndërkaq u përlot, teksa falënderoi të gjithë për urimet dhe surprizat e bëra. /Telegrafi/