LAJMI I FUNDIT:

Video e Pentagonit për apokalipsin social: Si do të jenë Megaqytetet e 2030-ës (Video)

Video e Pentagonit për apokalipsin social: Si do të jenë Megaqytetet e 2030-ës (Video)

“The Intercept” publikon një video të realizuar nga Pentagoni që nënvizon sfidat e mëdha të sigurisë në një botë ku popullsia urbane në vitin 2030 do të arrijë 1.4 miliardë.

Megaqytetet që mund të parashikohen që sot janë një aliazh krimi dhe polarizimi social që vë në pikëpyetje efikasitetin e strategjive të deritanishme të sigurisë publike, përballimit të krimit, por edhe rendin social që kemi njohur deri më sot, raporton Respublica.

Video ka karakter didaktik, për qëllime të Pentagonit, por ajo na ofron një realitet distopik prej nga ku të gjithë duan të ikin, apo edhe të mos e pranojnë.


“Megaqytetet janë sisteme komplekse që nuk i përgjigjen si kuptimit tonë për planifikimin urban, ashtu edhe doktrinës ushtarake. Këto janë inkubatorët e së ardhmes që ushqejnë kundërshtarët dhe kërcënimet hibride”, thuhet në video.

Një ilustrim mjafton për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë: në një qytet me 10 milionë banorë ku sigurohet shërbim dhe punësim për 99%, 100 mijë banorë të mbetur janë të ekspozuar dhe të disponuar për t’iu drejtuar krimit. Pentagoni pranon – të paktën sipas këtij materiali – se kompleksiteti i këtyre sfidave e gjen ushtrinë amerikane të papërgatitur.

Ngjan si parathënia e një apokalipsi social që është paralajmëruar kaq herë. /tiranaobserver/

Në trend Fun

Më shumë
Amerikani i jep vajzës një biletë lotarie - ajo fiton katër milionë dollarë

Amerikani i jep vajzës një biletë lotarie - ajo fiton katër milionë dollarë

Fun
Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Fun
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius –  i djegë viktimat për së gjalli

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli

Interesante
U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

Interesante
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Vetëm ata, truri i të cilëve funksionon “në mënyrë perfekte”, do të gjejnë një dorezë që nuk ka

Vetëm ata, truri i të cilëve funksionon “në mënyrë perfekte”, do të gjejnë një dorezë që nuk ka "shoqen e saj"

Interesante
Kalo në kategori