LAJMI I FUNDIT:

Video e misionit të mëparshëm të Titanit, kapiteni humb kontrollin e nëndetëses – pasagjerët e tmerruar presin ndihmë

Video e misionit të mëparshëm të Titanit, kapiteni humb kontrollin e nëndetëses – pasagjerët e tmerruar presin ndihmë

Piloti i nëndetëses Titan humbi kontrollin e anijes përpara se ajo të fillonte të rrotullohej 360 gradë në një mision të mëparshëm, ndërsa pasagjerët e tmerruar prisnin ndihmë dhe momentet rrëqethëse u kapën në një dokumentar të BBC.

Pesë pasagjerët ishin 300 metra nga rrënojat e Titanikut gjatë misionit të vitit të kaluar, kur piloti Scott Griffith tha: “kemi një problem”, fjalë që askush nuk dëshiron të dëgjojë rreth 3800 metra nën nivelin e detit, transmeton Telegrafi.

Pamjet nga brenda nëndetëses, të filmuara si pjesë e një dokumentari të BBC-së të vitit 2022, tregojnë një ekuipazh të shqetësuar duke dëgjuar Griffith-in duke u thënë atyre se diçka nuk shkon me shtytësit e Titanit.


Një defekt teknik nënkuptonte që nëndetësja rrotullohej në mënyrë të pakontrolluar, dhe nuk mund të lëvizte përpara ose prapa. Një pasagjere u pa me kokën në duar ndërsa pasagjerët prisnin të pafuqishëm për ndihmë nga ekuipazhi në anijen amë.

Në dokumentar, Griffith i shqetësuar u tha pasagjerëve: “Nuk e di se çfarë po ndodh, ndihem sikur… nuk e di se çfarë po ndodh. Ka diçka që nuk shkon me shtytësit e mi. Unë përpiqem dhe asgjë nuk ndodh… Oh jo, ne kemi një problem. Ndërsa ne shtyjmë përpara, një nga shtytësit po shkon prapa tani”.

Griffith mund të shihet duke punuar furishëm në një kompjuter përpara se të pyeste ekuipazhin, i cili po shikonte përmes një dritare në nëndetëse, nëse ajo po kthehej, për të cilën ata u përgjigjën në mënyrë pozitive, raporton Daily Mail.

Në një intervistë pas këtij misioni, Rojas i tha BBC-së: “E dini çfarë kam menduar, ne nuk do t’ia dalim. Jemi fjalë për fjalë 300 metra larg Titanikut dhe edhe pse tashmë jemi në fushën e mbeturinave, nuk mund të shkojmë gjëkundi veçse të rrotullohemi”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Kalo në kategori